Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kërkesa për shkarkimin e presidentit/ Kushtetuesja cakton datën, ja kur vuloset fati i Ilir Metës

Kërkesa për shkarkimin e presidentit/ Kushtetuesja cakton datën,

TIRANË - Cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një gjë është e sigurtë, Ilir Meta do ta mbyllë vitin 2021 si president i republikës së Shqipërisë.

Gazeta SHQIP mëson se Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 18 janar 2022 për shqyrtimin e çështjes së presidentit Ilir Meta. Seanca do të mbahet në orën 10:00.

Kujtojmë se presidenti është shkarkuar nga Kuvendi, me nismë të socialistëve, por do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vulosë fatin e tij.

Shkarkimi nga PS

Pas ngritjes së Komisionit Hetimor, në tentativën e dytë të socialistëve, në qershor të këtij viti, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Sipas raportit, presidenti Meta ka shkelur më shumë se 10 nene të Kushtetutës gjë që, sipas maxhorancës socialiste, ka sjellë mosgarantimin e unitetit kombëtar duke mbajtur anën e opozitës para zgjedhjeve të 25 prillit dhe nxitur destabilitet dhe dhunë.

Plot 16 shkelje kushtetute i gjeti komisioni hetimor presidentit Ilir Meta.

Nga ky hetim komisioni hetimor theksonte se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fusharë elektorale. Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

Komisioni mbërriti edhe në përfundimin se presidenti përmes disa shkresave ndërhyri në punën e institucioneve të pavarura.

Shkeljet e kushtetutës nga presidenti komisioni hetimor në raportin final thotë se janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve.

Gjithsesi duhet pritur vendimi, për të kuptuar se kush ka patur të drejtë./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore