Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kërkesa për “chip”-e rriti kostot e telefonave në 2021

Kërkesa për “chip”-e rriti kostot e telefonave në

Sipas një vëzhgimit të “The Verge” të gjithë telefonat inteligjentë që u hodhën në treg, apo do të hidhen në muajt që mbeten të këtij viti kanë ardhur me një rritje të lehtë të çmimeve dhe shkak nuk është pandemia.

Çmimet kanë pësuar rritje, sipas këtij vëzhgimi, nga 15 deri në 30 për qind për njësi pajisjesh me përmirësime minimale, apo pa përmirësime fare në krahasim me produktet e vitit 2020. Arsyeja është kërkesa e madhe në treg për një përbërës thelbësor të telefonave, çipet, ose mini-qarqet.

Problemi thuhet se do të zgjasë deri të paktën edhe në gjysmën e vitit të ardhshëm, kur parashikohet që zinxhiri i furnizimit të përmirësohet falë investimeve që po kryhen nga prodhuesit kryesorë të çipeve në botë.

Parashikimi është që në fund të 2023-it, kjo industri të përjetojë një mbiprodhim, që nuk do të tërhiqet i gjithë nga kërkesa, e rrjedhimisht të çojë në uljen e çmimeve për telefonat dhe pajisjet e tjera teknologjike.

Prodhuesit më të mëdhenj të tyre, si tajvanezja TSMC, Samsung dhe Intel janë që të gjithë duke investuar miliarda dollarë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, ndërsa në të njëjtën kohë SHBA e Gjermania po stimulojnë me paketa gjigante financiare zhvillimin e këtij sektori në vendet e tyre.

Këto investime do të çojnë në mbipopullimin e këtij tregu, duke zgjidhur reduktimet aktuale që kanë prekur veç telefonave, edhe produkte si kompjuterat e tavolinës, laptopët, kartat grafike, sistemet hi-tech të automjeteve dhe pajisje të tjera hi-tech.

Aktualisht, mbi 90 për qind e çipeve të pajisur me teknologjinë 5G sigurohet nga kompania tajvaneze, TSMC, ndjekur më pas nga Samsung dhe Intel.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore