Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Kemi administruar një sërë provash"/ Prokuroria e Kavajës jep informacion zyrtar për vdekjen e 4 rusëve

"Kemi administruar një sërë provash"/ Prokuroria e

KAVAJË - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dhënë informacion zyrtar për vdekjen misterioze të 4 shtetasve rus në një resort në Kavajë.

Prokuroria thotë se ka regjistruar procedimin penal parashikuar në Nenin 79 “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal, për vdekjen e 4 shtetasve rusë në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”.

Prokuroria thotë se ka administruar një serë provash, të cilat nuk mund të bëhen publike. Gjithsesi, deri tani Prokuroria nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë, pavarësisht se e cilëson vrasje.

“Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë.

Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dha vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, u gjetën të vdekur pak ditë më parë, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore