
Kasat e reja/ Tabaku: Nga 1 janari bizneset do të paguajnë 2 mijë euro shtesë
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset shqiptare do të paguajnë 2 mijë euro plus. Kjo sipas saj lidhet me procesin e fiskalizimit, pra me vendosjen e taksave të reja.
"Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit. Shkurt dhe qartë, gënjeshtrën e Ramës se që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë e nxjerr zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit, përvec taksave dhe tarifave lokale te 10 fishuara. Një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha", shprehet Tabaku.
Postimi i plotë
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë. Kjo kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia, êshtë “dhurata” e re e Edi Ramës për klientët e tij dhe i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 16 mil euro.
Bizneset e mesme dhe te vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë konçension të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve.
Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar).
Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit.
Shkurt dhe qartë, gënjeshtrën e Ramës se që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë e nxjerr zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit, përvec taksave dhe tarifave lokale te 10 fishuara. Një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha.
Boll më me gënjeshtra! Boll më me sjellje arrogante që vetëm i marrin frymën biznesit sidomos në këto kohë pandemie.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për frymëmarrje, për një ekonomi tregu, për incentiva karshi sipërmarrjes. Ne do të ndahemi një herë e mirë nga keqqeverisja dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve.



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >




Pasojat e pandemisë, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Shqipëria hapa të vogla në testime, por asnjë nismë për aparaturën ECMO

Covid-19, personat e parë që duhet të vaksinohen

Gjak, të fikët, dridhje duarsh.../ Pasojat e rënda që ngelin tek pacientët me COVID për muaj të tërë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
