Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Jeni duke udhëtuar? Noval diagnostik çel dy qendra testimesh në Aeroportin e Rinasit dhe Kakavije

Jeni duke udhëtuar? Noval diagnostik çel dy qendra testimesh në

Pushimeve verore apo sezonit turistik po i vjen fundi dhe jane me qindra mijëra shqiptarë që i kanë kaluar ato në vendlindje. Fundi i gushtit shënon dhe kthimin e tyre në vendet jashtë Shqipërisë ku punojnë e jetojnë. Por lëvizjet e shqiptarëve për jashtë Shqipërisë, apo edhe e shtetasve të huaj janë gjithmonë në rritje, nga stina në stinë apo viti në vit. Ndërkohë, lëvizja nuk është aq e lirë sa presupozohet nga perceptimi i lëvizjes së lirë, vetëm me pasaportë biometrike.

Pandemia e Covid-19 dhe rreguat për parandalimin e përhapjes së saj kanë bërë që, shtetet e Bashkimit Europian, por thuajse e gjithë bota, t’u kërkojnë udhëtarëve testet e orëve të fundit. Kjo masë tashmë është shtërgnuar sërish për faktin e shtimit të të prekurve në Shqipëri, në gjithë rajonin e Ballkanin, por edhe nëpër botë. Situata e ditëve të fundit dhe rritja e menjëhershme e të infektuarve dhe viktimave të fundit rrezikon që Shqipëria të futet në zonën e kuqe. Megjithatë, edhe në këto kushte, shtetasve shqiptarë, apo edhe atyre që e vizitojnë vendin tonë, shqiptarë apo të huaj që udhëtojnë jashtë, u kërkohet testi për Sars-Cov2, si dhe për variantin e tij “Delta”.

Por, peripecive për të shkuar në laboratorë të ndryshme, për të pritur 24 orë apo edhe më shumë rezultatin e testit, u jep zgjidhje laboratori “Noval Diagonstik”, i cili ka ngritur 2 qendra testimi aty ku kanë më shumë nevojë udhëtarët. Qendrat e testimeve janë hapur nga “Noval” në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, në pikën kufitarë të Kaakavijës për ata që duan të udhëtojnë drete Greqisë dhe së shpejti do të ketë pika të tjeta testimesh në vendkalimet kufitare si Kapshticë etj.

Në Aeroportin e Rinasit, “Covid-19 Test Center Point” e Noval Diagnostik është e hapur 24 orë në 24 për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë Shqipërisë. Rezultatet e Testi Rt-PCR dalin për 90 minuta dhe përgjigjia e tyre për të testuarit vjen në 2 gjuhë, anglisht dhe shqip, ndërsa njihet në të gjitha vendkalimet kufitare, tokësore, ajrore apo ujore.

E njëjta “Covid -19 Test Center Point” funksionon njësoj edhe në Vendkalimin kufitar të Kakavijes. Është e hapur 24 orë, çdo udhëtarë mund të bëjë menjëherë testi RT-PCR ose Covid-Test”. Përgjigjet gjithashtu jepen në anglisht dhe shqip, të njohur në të gjitha pikat kufitare, tokësore apo ajrore.

Në këto kushte, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit, Kakavija, apo edhe më vonë nga pika tjera kufitare, nuk do të kenë nevojë të humbin kohë në spitale e klinika të ndryshme, por testet mund t’i kryejnë pranë  “Center Point” të Noval Diagnostik, pak metra para se të kalojnë kufirin shqiptar./Alert.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore