Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Jaço: Shqipëria drejt hapjes për investime madhore. Sistemi i taksave të modernizohet, demotivon investitorët

Jaço: Shqipëria drejt hapjes për investime madhore. Sistemi i

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço theksoi sot rëndësinë e modernizimit të sistemit të taksave, i cili duhet të garantojë qendrueshmëri, besueshmëri dhe është tërheqës për investimet e huaja.

Në fjalën e tij, në Forumin e organizuar nga Dhoma Amerikane me Drejtorinë e Tatimeve, Jaço tha se Shqipëria ndodhet në një moment të veçantë përsa i përket investimeve amerikane në Shqipëri duke iu referuar dy projekteve të mëdha amerikane të sapo nënshkruara, Hec-i i Skavicës dhe Tec-i i Vlorës.

Presidenti i Dhomës Amerikane tha se për rritjen e investimeve jo vetëm amerikane por edhe të huaja është me rëndësi adresimi i klimës së biznesit dhe një nga pilarët, themelet e klimës së biznesit është sistemi tatimor.

“Investitorët e gjejnë të vështirë të planifikojnë në plan afatgjatë nëse kemi një ndryshim, frekuent, e bën këtë sistem jo atraktiv. Ne mendojmë që ka nevojë për Reformimin dhe Modernizimin e Sistemit të Taksave ” tha Jaço.

Fjala e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Enio Jaço në Forumin me Drejtorinë e Doganave.

Ju falenderoj për organizmin e përvitshëm te këtij Forumi. Një mundësi që adreson çështje të komunitetit të biznesit të AmCham me Drejtorinë e Tatimeve. Falenderime të veçanta znj. Ibrahimi për seriozitetin e demonstruar dhe bashkëpunimin që ka me AmCham-in.

Dua të theksoj që një nga çështjet që ka pasur përmirësim në Indeksin e Dhomës Amerikane të vitit 2019 ka qenë marrëdhënia e anëtarëve tanë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë me shumë seriozitet, ra në sy në të gjithë çështjet që kishin një përkeqësim për hir të së vërtetës. Dhe dua t’ju falenderoj, stafin teknik për punën në përmirësim që kanë bërë me anëtarët tanë.

Por në të njëjtën kohë vura re fatkeqësisht që lista e çështjeve që ju do diskutoni sot – një liste prej 17 çështjes – lista është e ngjashme me vitin që kaloi ndoshta edhe me vitin paraardhës. Ky është një tregues, i cili më bën të kuptoj që nuk kemi një progres në lidhje me çështjet teknike që ne kemi ngritur. Do doja të tërhiqja vëmendjen sidomos ndaj stafit teknik të Drejtorisë së Tatimeve.

Janë çështje që kërkojnë zgjidhje. Ju do i diskutoni me detaje këto çështje por unë dua të ndalem te disa me kryesoret që janë të rëndësishme sidomos për thithjen e investimeve, në Shqipëri. Shqipëria ndodhet në një moment të veçantë, për herë të parë kemi një rritje të investimeve amerikane në Shqipëri. Dhe këtu i referohem dy projekteve të mëdha amerikane të sapo nënshkruara, shumë të rëndësishme, Hec-i i Skavices dhe Tec-i i Vlores. Këto 2 investime madhore janë një moment i rëndësishëm në thithjen e investimeve të tjera në Shqipëri. Ne mendojmë se rritja e investimeve jo vetëm amerikane por edhe të huaja është nëse ne adresojmë klimën e biznesit.

Një nga pilarët, themelet e klimës së biznesit është sistemi tatimor. Nëse se duam të jemi serioz në lidhje me thithjen e investimeve të tjera në Shqipëri, mendoj se duhet të adresojmë këtë çështje. Ne mendojmë që ka nevojë për Reformimin dhe Modernizimin e Sistemit të Taksave.

Për hir të së vërtetës, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me punën tuaj, ju jeni implementues. Ka të bëjë edhe me punën e deputetëve, politikanëve, që janë pjesë e mekanizmave që ndërtojnë sistemin tatimor.

Në këtë pikë, nuk kemi më kohë për të humbur. 3 çështje mbeten kritike: 1) ndryshimi i shpeshtë i taksave dhe 2) modernizimi i sistemit me standartet IRFS dhe 3) informaliteti, evazioni fiskal. Përsa i përket ndryshimit të shpeshtë të taksave, Investitorët e gjejnë të vështirë të planifikojnë në plan afatgjatë nëse kemi një ndryshim, frekuent, e bën këtë sistem jo atraktiv.

Standartet IRFS duhet tw reflektohen nw ligj, Unë po marr një statistikë, ligji i tatimeve është krijuar në vitin 1998. Sigurisht që ka marrë disa riparime ndër vite, por është një ligj shumë i vjetër, i cili nuk e ka strukturën moderne të raportimit financiar ndërkombëtar dhe si i tillë lejon hapësira të cilat janë relativisht të pamenaxhueshme dhe konfuze për bizneset.

Në lidhje me Informalitetin, evazionin fiskal dhe gjobat Kemi qenë të inkurajuar me disa nga aksionet që keni ndërmarrë kohën e fundit por në të njëjtën kohë ne mendojmë se kjo është një situatë që duhet adresuar jo vetëm me fushata por një ndryshim rrënjësor të sistemit i cili do inkurajonte bizneset të cilët nuk kanë sot motivimin e duhur që të formalizohen.

Nuk është e ndershme që dikush të pagojë taksat dhe dikush tjetër – ndoshta konkurrenti i tij – të mos i pagojë. Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe shpresoj që të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në lidhje me këto çështje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore