Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Inflacioni shton pasiguritë mes gjermanëve / Çmimet rriten në nivele rekord

Inflacioni shton pasiguritë mes gjermanëve / Çmimet rriten

Nga energjia dhe ushqimi, te letrat dhe qiraja, gjermanët, ashtu si pjesa tjetër e Europës po përballen me një rritje të pashembullt çmimesh.

Të dhënat e fundit e vendosin inflacionin në ekonominë më të madhe të Europës në pesë për qind nga viti në vit, niveli më i lartë në 30 vjet.

Simon dhe Lena Wendland janë prindër të binjakëve të porsalindur. Ata thonë për Bild se jeta e tyre është bërë më e pasigurt.

"Ne po kërkojmë shtëpinë tonë tani dhe po shohim se çmimet e ndërtimit janë të larta. Është pak e frikshme. Ndoshta do të përfundojmë me diçka më rurale. Qyteti është i paarritshëm për ne tani", thotë Lena, fizioterapiste.

Bild, gazeta më e shitur në vend, fajëson Bankën Qendrore Europiane për dështimin në frenimin e çmimeve dhe madje shtimin e problemit me politikën e saj të parave të lira.

Bild i kishte vënë nofkën paraardhësit të Lagarde, Mario Draghi, "Draghila", duke e krahasuar atë me një vampir që "thith llogaritë bankare të europianëve deri në pikën e fundit".

Disa raporte të fundit e cilësuan shefen e BQE-së, Christine Lagarde si "Madame Inflation", duke thënë se ajo "vesh rroba Chanel", por "tallet me fatin e pensionistëve, punonjësve dhe kursimtarëve".

Por, disa analistë thonë se BQE-ja në fakt ka mbrojtur prosperitetin e Eurozonës me politikat e saj.

Carsten Brzeski është një ekonomist në ING. Ai thotë: "Për momentin inflacioni është kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë, çmimeve të larta të lëndëve të para dhe përfundimit të bllokimit, gjë që ka bërë që çmimet në sektorin e mikpritjes dhe turizmit të rriten pak".

Pas shkatërrimit të shkaktuar nga krizat e viteve 1920 dhe 1970, gjermanët kanë një frikë të rrënjosur nga inflacioni. Çmimet mesatare të energjisë në të gjithë Europën u rritën me më shumë se 17 për qind vetëm në shtator.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore