Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Inflacioni shkoi në 3.7 për qind/ Rritja për shkak të rritjes së çmimit gjatë festave

Inflacioni shkoi në 3.7 për qind/ Rritja për shkak të

Rritja e çmimeve ishte e pandalshme edhe në muajin dhjetor, ndërsa inflacioni ka kapur nivelin më të lartë në 11 vite.

Inflacioni po njeh rritje të shpejtë për shkak të çmimeve të produkteve energjetike që kanë kapur nivele rekord, ndërsa nafta dhe benzina vijojnë të tregtohen në nivelet e 185 dhe 187 lekëve, gati 20% më shtrenjtë se gjatë pandemisë që ishin në nivelet e 160 lekëve.

Ndërkohë rritjen më të fortë e ka pësuar gazi me një rritje mbi 70%, ndërsa sot tregtohet në 94 lekë/litri.

Pas transportit, inflacionin e kanë rritur çmimet e ushqimeve. Të gjitha produktet ushqimore kanë pësuar rritje, ku tregtarët fajësojnë çmimet e larta të importit, por edhe prodhimin jo të favorshëm vendas. Ndërsa, në dhjetor këtyre arsyeve i janë shtuar edhe spekulimet që bëhen nga tregtarët për fundvit, ku më shumë në sy binin çmimet e rritura të  gjelit të detit.

Përveç këtyre grupeve, me rritje këtë vit kanë ardhur edhe çmimet e argëtimit, qirave, veshjeve dhe duhanit.

Ushqimet përbëjnë 40% të kostove të një familje mesatare në Shqipëri dhe me rritjen e çmimit të tyre më shumë se gjysma e parave të tyre tashmë do të shkojnë për të plotësuar këtë nevojë.

Inflacioni i lartë mund të kthehet në një problem serioz për ekonominë në kushtet kur fuqia blerëse e qytetarëve bie ndjeshëm, ndërsa paratë në depozita bankare vijojnë të zhvlerësohen. Gjithashtu, Banka Qendrore mund të detyrohet të rrisë normat e interesit, sepse inflacioni ka kaluar ndjeshëm objektivin e saj prej 3%, gjë e cila do të sillte kosto shtesë për kreditë hipotekore të shtëpive./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore