Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Hije skandali mbi drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho: 20 milion euro për 4 km rrugë!

Hije skandali mbi drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho: 20 milion euro

Një denoncim i fortë është lëshuar nga Partia Demokratike ditën e sotme në adresë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për tenderin e aksit Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 4 kilometrash.

Akuza e lëshuar nga përfaqësuesi i PD-së është se për katër kilometër rrugë Autoriteti do të paguajë 20 milionë euro.

“Në rrugën Korçë-Ersekë vjedhja është e tmerrshme. Do të ndërtojnë 1 kilometër me 5 milionë euro kosto. Është kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë. Edi Rama ka planifikuar që për vetëm 4 kilometra të shpenzojë 20 milionë euro. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 rreth 18 kilometra, me rreth 15 milionë euro. Pra, ne e projektuam me më pak se 1 milionë euro për kilometër, këta, në muajt e fundit të qeverisjes po ndërtojnë me kosto 5 fish më të lartë, që vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm të jetë sa më i lartë”, tha Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Më tej ai shtoi akuzën tjetër se “tenderi është i paracaktuar për mikun e Edi Ramës, Ndue Kola. Vetëm për 1 euro, tenderi nuk e kalon kufirin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim që të përjashtohen nga gara kompanitë e huaja dhe fituesi, me të cilin ndajnë bashkë paratë e vjedhura, të jetë i sigurt”.

Minarolli shtoi se “sipas standardit të Bankës Botërore një rrugë e tillë, kategoria C, nuk kushton më shumë se 1 milionë euro për 1 kilometër, por babëzia për plaçkitjen e fondeve publike e ka pesëfishuar koston”.

Objekti i këtij tenderi është “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. I gjithë ky fond nuk jepet për gjithë rrugën pra për 415 kilometra, por vetëm për 4,15 km. Pra, ky tender i kryer të bën të mendosh se ka një hije skandali nga ana e Autoritetit Rrugor, i cili drejtohet nga Ergys Verdho.

Hije skandali mbi drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho: 20 milion euro

Hije skandali mbi drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho: 20 milion euro

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore