Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Hidrogjeni, basti i gjermanëve për energjinë e makinave të së ardhmes

Hidrogjeni, basti i gjermanëve për energjinë e makinave të

Makinat elektrike janë në pararojë për t’u shndërruar në teknologjinë e së ardhmes së transportit rrugor, por prodhuesit kryesorë gjermanë po vënë bast diku tjetër.

BMW dhe Audi, krahas modeleve elektrike që kanë hedhur në treg dhe që po punojnë, po investohen masivisht edhe te një burim tjetër energjie: hidrogjeni.

Basti i vënë prej tyre është nisur nga fakti që studime të shumta kanë konfirmuar se edhe makinat elektrike nuk janë aq miqësore me mjedisin sa reklamohen. Këto studime kanë llogaritur efektet e prodhimit të këtyre baterive në mjedis.

Për këtë arsye, gjermanët parashikojnë një riorientim i politikave drejt energjisë së siguruar me karburant hidrogjeni. Për momentin kjo teknologji është në fazë studimore dhe nuk është gati për nga çështjet e sigurisë. Megjithatë, parashikohet se me investimet e zbulimet e nevojshme, brenda tre dekadave kjo formë karburanti mund të shndërrohet në energjinë e së ardhmes.

BMW është më optimistja dhe përkrahësi më i madh i hidrogjenit në mesin e prodhuesve të makinave në Gjermani, duke përcaktuar rrugën drejt një modeli të tregut masiv rreth vitit 2030. Kompania gjithashtu po lobon për ndryshimin e politikave të hidrogjenit në Europë dhe në Kinë, tregu më i madh i makinave në botë.

Kompania ka ndërtuar një makinë prototip hidrogjeni bazuar në SUV-in e saj X5, në një projekt tashmë të financuar pjesërisht nga qeveria gjermane. Jürgen Guldner, nënkryetari i BMW, i cili drejton programin e makinave me qeliza karburanti hidrogjeni, tha për Reuters se prodhuesi i makinave do të ndërtojë një flotë testimi prej afro 100 makinash vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, edhe Audi e VW i thanë Reuters se kishin mbledhur një ekip prej më shumë se 100 mekanikë dhe inxhinierë, të cilët po hulumtonin qelizat e karburantit të hidrogjenit në emër të të gjithë grupit Volkswagen dhe kishin ndërtuar disa makina prototip.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore