Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Greva e naftëtarëve? Rama jep dy zgjidhje dhe zbulon arsyen pse u takua me presidentin e Azerbajxhanit

Greva e naftëtarëve? Rama jep dy zgjidhje dhe zbulon arsyen pse u

Greva e naftëtarëve po ndiqet nga afër nga ana e qeverisë. Kjo është ajo që të paktën që deklaron kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp. Madje kryeministri zbuloi edhe një detaj se pse u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Aliev disa ditë më parë.

“I gjithë shqetësimi i naftëtarëve ka nisur si pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë, ku asnjëherë nuk u bënë investime serioze. Unë jam i shqetësuar dhe i sensibilizuar, por nuk ka nevojë për grevë që të më sensibilizojnë mua. Edhe sot do marr informacion për kompaninë që presupozohej që pasi fitoi një garë do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Në këtë pikë që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt. Do bëjmë çmos. Për këtë takova enkas presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët e Ballshit", tha Rama.

Ai shtoi se nuk është nuk është normale që të fajësohet qeveria duke e bërë çështje për këtë situatë, duke shtuar se nuk ka nevojë që të bëhen greva për të sensibilizuar qeverinë. “Unë jam i super sensibilizuar se e ndjek çdo ditë situatën atje. Nuk ka nevojë që të futesh në grevë urie. Rafineria është keqshfrytëzuar nga privatizimi kriminal dhe problemi është se asnjëherë nuk bënë investime serioze atje”, tha Rama.

Kryeministri ofroi dy zgjidhje në lidhje me procesin rafinerisë, duke ofruar idenë e një investimi të ri privatizimit të rafinerisë, ose opsionin e mbylljes së saj, sipas skemës së BE-së, duke i dhënë pension apo ndihmë sociale naftëtarëve.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën. Rafineria, problemi është se thelbi i është kalbur, do një investim të madh për t’u rimëkëmbur në themel, ose do një tjetër që jemi duke punuar me me BE, për çështjen sociale, për mbyllje, por ne nuk jemi për fazën e mbylljes”, theksoi Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore