Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Gjithmonë një hap përtej asaj çfarë kërkoni”, Telekom Albania së shpejti me një emër ti ri

“Gjithmonë një hap përtej asaj çfarë

Edhe pak ditë dhe Telekom Albania do të mbajë një emër tjetër. Nga data 10 shtator do të ketë zyrtarisht emrin ONE Telecommunications.

ONE do të vijë me profesionalizëm, duke investuar për të ndërtuar rrjetin më të mirë 4G/4G+ në Shqipëri. Gjithashtu do të jetë i përkushtuar ndaj klientit duke i ofruar shërbimin në mëmynrën më të mirë të mundshme.

“Ky mund të mos ketë qenë viti më i mirë në jetën tonë, e megjithatë, falë tij po bëhemi më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm se çfarë ka rëndësi në të vërtetë. Për ONE ajo që do të ketë vërtetë rëndësi, jeni JU”, deklaron Telekom Albania.

“Jemi njohur me nevojat tuaja dhe angazhohemi për të qenë REALË në treg, duke ofruar atë që ju duhet dhe që keni kërkuar për shumë kohë. Së shpejti do të njiheni me ofertat dhe planet tona të reja tarifore dhe jemi të bindur që s’do të mbeteni të zhgënjyer.

Do të vijmë me përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, me dyqane të ri-modeluara me JU në fokus. ONE do të jetë gjithmonë një hap PËRTEJ asaj çfarë kërkoni. Në dyqanet ONE do të gjeni telefonat tuaj të preferuar dhe zgjidhje risi për tregun shqiptar”, vijon deklarata.

Në të njëjtën kohë, ONE vjen me zotimin për ndershmëri dhe me premtimin se do të jetë gjithmonë transparent dhe i drejtë në marrëdhënien me klientët.

“Në ONE, ne e pranojmë ndryshimin si një fillim të ri në rrugëtimin tonë së bashku. Do të jemi MIQËSORË në marrëdhënien tonë me JU dhe do të punojmë çdo ditë për ta bërë më të mirë. Qëndroni me ne, besoni tek ONE! Nisim nga 10 Shtatori rrugëtimin tonë së bashku dhe do të jemi ÇDO DITË MË TË MIRË”, thuhet në deklaratën e Telekom Albania.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore