Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Gazment Bardhi plas “bombën”: Kreu i një bande në Elbasan po punon për Sali Berishën

Gazment Bardhi plas “bombën”: Kreu i një bande në

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin OPEN në Top Channel, ku denoncoi se kreu i një bande në Elbasan po punon për Sali Berishën.

Sipas tij, zyrtarë të PD, janë thirrur dhe kërcënuar nga kreu i kësaj bande për të firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

 Sekretari i Përgjithëm i PD-së, theksoi se janë të paktën 7 raste të tilla. Kryetarët e grup seksioneve të PD, sipas Bardhit, detyrohen të shkojnë në shtëpinë e “kreut të bandës” dhe shantazhohen.

Gjithsesi, Bardhi shtoi më tej, se nuk beson se këtë e ka organizuar Sali Berisha por mbështetës të tij

“Sot, banda që unë kam patur përballë në Elbasan, thërret zyrtarë të PD në zyrë dhe u nxjerrr formularin dhe u thotë që ta firmosin. Dy zyrtarë të PD në Elbasan më kanë treguar bisedën që kanë patur me kreun e kësaj bande. Banda që ne kishim përballë, dhe që ishim nën terrorin e tyre të përditshëm, sot mbledhin firma për 'Foltoren'.

Bëhet fjalë për një bandit që terrorizon demokratët dhe strukturat e PD-së.

Kjo ka filluar të shtunën pasdite. Unë nuk besoj se Sali Berisha ka dijeni për këtë. Po ata që e kanë bërë në emër të Sali Berishës do të japin llogari. Ju sfidoj të shkoni në Elbasan dhe do ta verifikoni deklaratën time. I gjithë qyteti zien në këtë moment.

Raportimin ma ka bërë një kryetar grup seksioni i PD në Elbasan. Janë mbi 7 raste, persona të ardhur në zyrën time, që e tregojnë historinë në të njëjtën mënyrë”, tha Bardhi.

Andi Bushati deklaroi se  nuk beson se “Sali Berisha po mbledh vota për “Foltoren” më bandat e Edi Ramës”./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore