
Frika nga zgjatja e pandemisë, rritet çmimi i floririt!
Çmimi i arit është rritur ndjeshëm këto kohë, mes frikës se zgjatja e pandemisë së koronavirusit do të ngadalësojë ritmin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, ndërsa vazhdojnë të ashpërsohen dhe tensionet gjeopolitike mes SHBA-së dhe Kinës.
Shtimi i numrit të të infektuarve në SHBA dhe në rajone të tjera ka zbehur shpresat e një ringjallërimi të shpejtë të ekonomisë. Nga ana tjetër, përplasjet mes Washingtonit dhe Pekinit kanë ndikuar në rritjen e cmimit të floririt, i cili vazhdon të perceptohet si investim i sigurtë në kohë të paqëndrueshme.
Kështu, një ons ar (që do të thotë 31.1 gramë), u shit 1% më shtrenjtë mëngjesin e së hënës, duke mbërritur nivelin rekord të 1.944 dollarëve, e duke kapërcyer rekordin e shtatorit 2011. Përpara pandemisë, shumica e bankave private i rekomandonin klientëve të tyre që vetëm një pjesë të vogël të pasurisë ta ruanin në flori.
Por tani, disa prej tyre i këshillojnë që klientët ta kthejnë në flori deri në 10% të “portofolit” të tyre, duke qenë se dhe masat stimuluese të bankave qendrore e bëjnë më tërheqëse një mundësi të tillë.



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Tre skenaret/ Gati për hapjen e spitalit COVID-4, si do të përfshihen e spitaleve rajonale në betejën anti Covid

COVID shkakton çrregullime mendore/ Flasin specialistët: Shtohen tentativat për vetëvrasje

VIDEO/ Superkompjuteri që mund të ndalë koronavirusin, analizon 10 mijë molekula për të gjetur kurën
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
