
Fondi BESA nderohet me çmimin e Kompanisë më të Mirë të Mikrofinancës në Shqipëri
Global Banking & Finance Review ka vlerësuar Fondin Besa me Çmimin prestigjioz: “Kompania më e Mirë Mikrofinanciare në Shqipëri për vitin 2020”
“Ne vlerësojmë Fondin BESA për dedikimin dhe nismat e shkëlqyera që ndërmerr duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e sektorit të mikrofinancës në rajon”.
Fondi BESA përpiqet të krijojë dhe të ofrojë produkte dhe shërbime që përmbushin nevojat e klientëve. “Investimi i tyre i vazhdueshëm në zhvillimin e produkteve, teknologjisë, zhvillimin e personelit, qëndrueshmërinë financiare dhe menaxhimin shumë të mirë të riskut, janë kriteret e vlerësuara që i veçon ata si fitues të këtij viti. Ne presim që të shohim arritje të tjera nga Fondi Besa në vitet e ardhshme”, u shpreh Wanda Rich, Botuese e Global Banking & Finance Review.
Global Banking & Finance Review vlerëson kompanitë që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare.
Fondi BESA SH.A u nderua me çmimin e Kompanisë më të Mirë të Mikrofinancës në Shqipëri për vitin 2020 për performancën e shkëlqyer dhe arritjet në mikrofinancë në kategoritë e mëposhtme:
Ofrimi i zgjidhjeve më të mira financiare për klientët individë, për bizneset Mikro dhe SME.
Përkushtim në përmirësimin e shërbimit dhe aksesit të klientëve
Përmirësim të infrastrukturës
Qëndrueshmëri financiare
Menaxhim shumë i mirë të riskut



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >




Pasojat e pandemisë, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Rrebeshe, vetëtima e reshje dëbore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

A mund të na mbrojnë maskat e firmave kundër koronavirusit?

Kina krijon sistemin artificial ndan pneumoninë nga Covid, 60 herë më shpejt se radiologët
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
