
FMN: Pas recensionit, rritja ekonomike në Shqipëri do të shkojë në 5%
Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet me ritme të ngadalta këtë vit si pasojë e krizës së pandemisë. Këto janë pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili në raportin e fundit për “Pasqyrën Ekonomike Globale” vlerëson se ekonomia do të rritet me 5% në 2021, duke ulur kështu pritshmëritë pasi në vlerësimin e fundit parashikonte një rritje prej 6.1%.
Ndërsa për vitin e kaluar, FMN raporton se ekonomia e vendit u tkurr me 3.5%, një rezultat i ngjashëm më atë të publikuar pak ditë më parë nga Instat prej 3.3%.
Në raport me rajonin, Shqipëria rezulton me rënien më të ulët pas Serbisë, teksa më I prekur nga pandemia është Mali i Zi për shkak edhe të varësisë së lartë nga turizmi, ekonomia e të cilit u tkurr me 15.2% një vit më parë.
Ndërsa në vendet e tjera si Kosovë, Maqedoni e Bosnje Hercegovinë recesioni ka qenë më i zbutur duke mos kaluar 6%.
Parashikimet e institucionit financiar ndërkombëtar shkojnë thuajse në linjë me atë të vetë qeverisë e cila pret që ekonomia të rritet me 5.5% këtë vit, teksa banka qendrore është më konservatore në vlerësimet e saj dhe ka një pritshmëri për rritje ekonomike në nivelin e 4.9%./ Top Channel

Njihuni me Këmbimin Valutor, 11 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 10 prill 2021
Historia e plotë >
Turizmi/ Ambasada ruse jep njoftimin: Shqipëria na hoqi vizat, ejani!
Historia e plotë >


Njihuni me Këmbimin Valutor, 09 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 08 prill 2021
Historia e plotë >
Rritet qarkullimi i parasë për fushatë, bien të gjitha valutat
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




