Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Fiskalizimi/ Tabaku: U premtoi zero taksa, si Rama gënjeu biznesin

Fiskalizimi/ Tabaku: U premtoi zero taksa, si Rama  gënjeu biznesin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cilëson si mashtrim të kryeministrit Edi Rama premtimin për zero taksë për biznesin e vogël.

Ajo gjatë takimeve me biznesin e vogël në njësinë numër 2 të Tiranës, thekson se është njohur me kërkesën e qeverisë emrin taksa e fiskalizimit.

"Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar. Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit. Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin", shprehet Tabaku.

Postimi i plotë në Facebook

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit. Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar. Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit. Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.
Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejnë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes. Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore