Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Fiskalizimi, dilema e bizneseve të reja

Fiskalizimi, dilema e bizneseve të reja

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes me biznes.

Kjo mënyrë e re faturimi që do të bëhet tërësish elektronike ka konfuzuar jo pak sipërmarrjen. Së fundmi, shqetësimi që ngrenë bizneset e reja që sapo kanë nisur aktivitetin lidhet me faktin nëse duhet të blejnë një kasë fiskale për lëshimin e faturave apo duhet të pajisen me pajisjet e e fiskalizimit për të shmangur kostot e dyfishta.

Për tatimet fiskalizimi është një proces i pandalshëm dhe këshillohet që bizneset e reja që janë jo pak po rreth rreth 2621 subjekte sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit të hapura vetëm gjatë periudhës 1 maj-16 qershor të orientohen drejt modelit të kasave të reja ose paketës për fiskalizimin.

Kjo pasi vetëm modelet e reja të kasave që bëjnë transmetimin në kohë reale do të mund të përshtaten dhe të jenë të përdorshme për procesin e faturimit elektronik.

Edhe pse implementimi i dy fazave të tjera të fiskalizimit ai biznes-biznes dhe biznes-konsumator është parashikuar të mbyllet brenda vitit, përfaqësuesit e biznesit të vogël deklarojnë se nuk janë ende gati për zbatimin. Një tjetër shtyrje shtojnë ata do të lehtësonte ndjeshëm sipërmarrjen.

“Problemi jonë kryesor ka qenë edhe para dy vitesh që si shoqatë e kemi kontestuar sepse është një kosto e shtuar, veç problemeve që mund të lindnin në zbatim ne i kërkuam një shtyrje. Kam parasysh edhe pandeminë ku të ardhurat ishin më të ulëta e kemi mijëra biznese të mbyllura dhe punonjës të larguar nga puna dhe plus kësaj i shtohet edhe fiskalizimi. Jo aq të përgatitura janë bizneset e vogla të përdorin këtë lloj sistemi. Nëse qeveria e gjen të arsyeshme që ta shtyjë sërish këtë proces sërish ne do të jemi të kënaqur”, shprehet Shpëtim Agolli.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve janë rreth 51 mijë biznese që fillojnë fiskalizimin në korrik, teksa për 7600 subjekte tashmë ky proces ka nisur që prej janarit të këtij viti. / Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore