Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Fiskalizimi, Denaj nga Fieri: Mbështesim biznesin në shërbime, luftojmë informalitetin dhe evazionin

Fiskalizimi, Denaj nga Fieri: Mbështesim biznesin në shërbime,

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit, me përfaqësues të enteve publike, u shpreh se, biznesi do të mbështetet në shërbime më avangardë, duke luftuar informalitetin dhe evazionin.

“Për sa i takon fiskalizimit, ne flasim për një proces, i cili ka nisur me entet publike dhe ky është edhe objektivi i takimit të sotëm. Ju besoj e keni ndjekur dhe daljen publike që bëmë ditën e martë, së bashku me Kryeministrin Rama, për të vendosur theksin se pse e realizojmë një sistem si fiskalizimi, por nuk është i vetmi. Për të parë sesi shtatë sistemet, të cilat këtë vit do të ndërtohen, japin një mesazh për të gjitha bizneset dhe institucionet që puna e mëparshme e qeverisë Rama, e nisur prej kohësh, ka në thelb këtë vit finalizimin e shumë instrumenteve, të cilat duke u integruar së bashku do të ndërtojnë një produkt për të mbështetur, jo vetëm biznesin në shërbime më avangardë, por duke luftuar informalitetin dhe evazionin. Kjo është një punë e përbashkët e gjithë institucioneve të përfshira”, theksoi Denaj.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPT-së, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj nënvizoi se, në Fier janë të regjistruar 104 ente publike, të cilat 97 prej tyre janë trajnuar për përdorimin e portalit “Self Care”.

“Sot jemi në Fier ku janë të regjistruar 104 ente publike, të cilat 97 prej tyre janë trajnuar për përdorimin e portalit “Self Care”. Ndërkohë, ky është një numër i madh tatimpaguesish, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë lëshuar fatura ndaj enteve publike dhe që do të duhet të fiskalizohen prej 1 janarit, të paktën për periudhën tatimore të janarit”, u shpreh Ibrahimaj.

Nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave pjesa më e madhe e tatimpaguesve që hynë në fiskalizim tani mund të përdorin portalin “Self Care”. Gjatë periudhës tetor-nëntor janë trajnuar të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura, që të përdorin portalin dhe të lëshojnë fatura në mënyrë që, mos të kishte problematika në lëshimin e faturave. Gjithashtu, edhe entet janë udhëzuar sesi të marrin certifikatën elektronike dhe si të përdorin portalin për pranimin e faturave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore