
Fiskalizimi, Denaj: Formalizon biznesin, të dhënat transmetohen në kohë reale
Procesi i Fiskalizimit do t’i shërbejë bizneseve, formalizimit, leximit më të mirë të të dhënave, si dhe Administratës Tatimore për të përpunuar të dhëna në kohë reale.
Kështu deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një tryeze konsultimi me përfaqësues të shoqatave të biznesit për procesin e Fiskalizmit që ka nisur që më 1 janar.
Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj shprehu rëndësinë që ka reforma e Fiskalizimi, e cila synon zvogëlimin e evazionit fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e Fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.
“Risitë digjitale na ndihmojnë sot për të vendosur përpara disa sisteme, disa protokolle të cilat në gjuhën më të thjeshtë janë pjesë e fiskalizimit. Fiskalizimi është një “Software idea”, që ndihmon edhe bizneset, edhe administratën tatimore të lexojnë të dhënat, të cilat procesohen, si në raport me entet publike dhe bizneset kur ato kanë marrëdhënie me njëra - tjetrën, biznes me biznese kur kanë marrëdhënie nëpërmjet llogarive bankare apo marrëdhënia “cash” me konsumatorin kur ndodh në sportele apo në forma të tjera”, tha ministrja.
Sipas saj, të tri këto marrëdhënie janë pjesë e reformës së fiskalizimit, por meqenëse është një reformë e cila do kohën e saj për t’u kuptuar dhe adaptuar, do të bëhet në disa faza.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, si dhe Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Ibrahimaj, shpjegoi anën teknike të funksionimit të këtij procesi, ku vetëm për janarin sipas saj, procesi i fiskalizimit filloi në rreth 1.200 ente publike dhe 7.600 tatimpagues.
“Deri më sot, janë rreth 354 fatura, të cilat janë lëshuar elektronikisht nëpërmjet softeve apo portalit “Self care”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Denaj dhe kreu i Tatimeve, Ibrahimaj po zhvillojnë një tur takimesh në të gjitha qytetet kryesore të vendit, me shoqatat e bizneseve me përfaqësuesit e tyre me qëllim që të kuptojnë problematikat që mund të kenë bizneset apo barrierat që mund të kenë bizneset për procesin e fiskalizimit.

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >


Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Tamponet me pakicë, qytetarët mësyjnë spitalet e klinikat për testin e Covid

Mjeku pneumolog: COVID po prek dhe mushkëritë e adoleshentëve

Covid në Shqipëri: A ka diçka që mund të besojmë te shifrat?!
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
