Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Financat publikojnë të dhënat: Të të ardhura nga TVSH më ulëta, deficiti buxhetor u rrit

Financat publikojnë të dhënat: Të të ardhura nga TVSH

Dalin të dhënat përfundimtare të të ardhurave të mbledhura në vitin 2020. Në vitin e pandemisë janë tkurrur të ardhurat me 34,7 miliardë lekë ose 281,2 milionë euro krahasuar me vitin 2019.

Sipas Ministrisë së Financave janë mbledhur 425.6 miliardë lekë, nga 446,5 miliardë që ishte plani për vitin e kaluar pra është regjistruar një rënie prej 20.9 miliardë lekësh.

"Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliard LEK me një realizim në masën 97.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 92.5 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020 (AN nr.34). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 përqind më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë", thuhet nw raport.

Ndwrsa sa i pwrket deficitit buxhetor, ministria bwn tw ditur se nw krahasim me 2019 ai wshtw rritur

Njoftimi i plotë

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për vitin 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale, në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.

Të ardhurat totale për vitin 2020 u realizuan në masën 95.3 % të planit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2020, arritën në 536.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 97.6 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 % më i lartë ose rreth 44.4 miliardë lekë më shumë.

Niveli i deficitit për vitin 2020 rezultoi në 110.67 miliard LEK nga rreth 132.96 miliard LEK i planifikuar.

Performanca 12 Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për vitin 2020 u realizuan në masën 425.6 miliardë lekë ose 95.3 % të planit vjetor. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 34.7 miliard lekë.

Grafiku 1: Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)/ Burimi Min Financave

Financat publikojnë të dhënat: Të të ardhura nga TVSH

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 372 miliardë lekë, 27 miliardë më pak ose -6.8% krahasuar me vitin 2019, si dhe 10.8 miliardë ose 2.8% më pak se plani vjetor (i rishikuar sipas AN 28) për vitin 2020. Në këtë mosrealizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 153.1 miliardë lekë, 9.9 miliardë lekë ose 6.1% më pak se viti fiskal 2019, si dhe 2.3 miliardë lekë ose 1.5% më pak se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2020.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zë karburanti total me rreth 22.6% të të ardhurave (nga ku 21.9% karburant importi), cigaret me rreth 14.2% të të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.2% të të ardhurave totale doganore. Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 12 mujorin e vitit 2019 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i sheqerit (42%), dhjamërat shtazore, detergjentë dhe parfumeri, mielli dhe gruri, etj. Një rënie kundrejt periudhës së mëparshme kanë pasur të ardhurat doganore nga karburantet e importit, karburantet prodhim vendi, energjia elektrike dhe cigare.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 100.5 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 1.7% më pak se një vit më parë, si dhe 0.6 miliardë ose 0.5% më pak se plani për vitin 2020. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Rënia e importeve të taksueshme ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import.

Situata ekonomike prej Covid-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh. Po gjatë vitit 2020, ulja drastike e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 15% në strukturën e TVSH-së në import, duke dhënë efekt negativ prej 1.6 miliardë lekësh. Gjatë vitit 2020, produkte doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë importi i dhjamërave shtazore, sheqeri, detergjentë dhe parfumeri, mielli dhe gruri, të cilat kanë një kontribut pozitiv +0.7 miliardë lekë. Ndër produktet me efekt negative renditen energjia elektrike, karburantet, automjetet e përdorura, etj., me një efekt -4.3 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 44.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.7% më pak se viti 2019, si dhe 0.7 miliardë lekë ose 1.6% më pak se plani i akcizës për vitin 2020. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit prodhim vendi, me një rritje +12 ton (+41%) me një efekt +41 milionë lekë më shumë se viti i kaluar. Produktet e akcizueshme që kishin ndikim negative janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 57.7 mijë ton (-66.5%) krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negative në akcizë me -2.4 miliardë lekë. Akciza e rimbursuar është 0.55 miliardë lekë ose sa 35.2% e akcizës së rimbursuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, 31.9% ose 0.8 miliardë lekë më pak se viti i kaluar dhe realizim në masën 70.1% kundrejt planit, ose 0.8 miliardë lekë më pak. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.4 miliardë lekë, 830 milionë ose 37.8% më  pak se renta e vitit 2019. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë rënë si rezultat i rënies së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, me një efekt -647 milionë lekë, por kjo rënie është shoqëruar nga rënia në sasinë e naftës bruto të eksportuar e cila ka sjellë efekt negativ në rentë me -183 milionë lekë.

Gjatë vitit 2020 kemi një rënie të rentës për njësi nga 3.42 lekë/ton në 2.32 lekë/ton. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 38 milionë lekë, për shkak të rënies së së sasisë së mineraleve me 5.1%, me efekt 24 milionë lekë, efekt ky që është shoqëruar me një rënie të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare me efekt –14 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.2 miliardë lekë, 0.24 miliardë lekë ose 6.3% më pak se viti fiskal 2019, si dhe 219 milionë lekë ose 3.4% më pak se plani i vitit 2020. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produkte si cigaret (10%), mish importi (8.3%), fruta – perime (7.3%), veshjet e këmbës (7.2%), etj.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për vitin 2020  u realizuan në masën 219 miliardë lekë, 17 miliardë ose 7.2% më pak se viti i kaluar, si dhe 8.5 miliardë lekë, ose 3.7% më pak se plani i vitit 2020. Peshën kryesore në mosrealizimin e planit e zë mosrealizimi i Tatimit mbi Fitimin dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 46.2 miliardë lekë, 2.6 miliardë ose 5.3% më pak se viti 2019, si dhe 4.5 miliardë ose 8.9% më pak se plani i TVSH për tu arkëtuar për vitin 2020. Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja Bruto vjen si pasojë e goditjes që mori ekonomia shqiptare nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemisë Covid-19. Rimbursimet për periudhën vitin 2020 arritën 16.5 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 29.8% më pak se viti 2019, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 21.4% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për vitin 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 28.4 miliardë lekë. Për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 8.2 miliardë lekë, ose 22.5% më pak se viti 2019, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.7% më pak se plani për vitin 2020 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 37 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 19.7% më pak se viti 2019, si dhe 4 miliardë ose 9.9% më pak se plani vitin 2020.

Taksat nacionale, për periudhën Janar-Tetor 2020 u realizuan në masën 29.8 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 11.9% më pak se viti 2019, si dhe 3.7 miliardë lekë ose 11% më pak se plani i përcaktuar për vitin 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 91.1 miliardë lekë, 127 milionë lekë ose 0.1% më pak viti 2019, si dhe realizim 101.4% të planit për vitin 2020.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliard LEK me një realizim në masën 97.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 92.5 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020 (AN nr.34). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 përqind më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht:

Shpenzimet korente janë realizuar në masën 94.5 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 95.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.34.
Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 104.3 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 95.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.34.

Financat publikojnë të dhënat: Të të ardhura nga TVSH


Grafiku 2: Shpenzimet korente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)/   Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2020)

Niveli i deficitit për vitin 2020 rezultoi në 110.67 miliard LEK nga rreth 132.96 miliard LEK i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 31.5 miliard LEK, për vitin 2020 deficiti rezulton 79.1 miliard LEK më shumë.

Financat publikojnë të dhënat: Të të ardhura nga TVSH

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt për vitin 2020 (në milion Lekë) Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2020)

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore