Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Fibank:Tashmë Bullgaria është pjesë e Unionit Europian të Bankave

Fibank:Tashmë Bullgaria është pjesë e Unionit Europian

Bullgaria bëhet anëtare e ERM II, mekanizmit që të çon drejt eurozonës dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt bërthamës së Europës.

Marrëveshja e arritur bazohet në angazhimin e Bullgarisë për t’u bashkuar paralelisht në Unionin Bankar dhe ERM II, si edhe në përfundimin e një sërë masash te marra nga autoritetet bullgare.

Sistemi bankar bullgar do të përfitojë tashme nga praktikat më të mira të kësaj industrie dhe do të mbikëqyret e mbështetet nga Banka Qendrore Europiane.

Fibank Albania si pjesë e Grupit Bullgar Fibank bëhet në këtë mënyrë anëtare e këtij klubi elitar të bankave europiane.

Në vitet e fundit Fibank Albania ka qenë banka me rritje më të shpejtë në Shqipëri, me tregues financiarë shume pozitivë. Duke qenë pjesë e Unionit Europian të Bankave, Fibank do të forcojë më tej pozicionin e saj në treg dhe do të nxisë zhvillime të rëndësishme për një kontribut edhe me pozitiv në ekonominë shqiptare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore