Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Facebook po i rrëmben më të mirët, Apple kundërpërgjigjet me bonuse të majme për punonjësit

Facebook po i rrëmben më të mirët, Apple

Apple po përpiqet që të parandalojë largimin e inxhinierëve te rivalët e Facebook duke u ofruar me bonuse të majme për performancën në punë. Sipas agjencisë Bloomberg, bonuset ishin një surprizë për ata që i merrnin dhe varionin nga 50,000 deri në 180,000 mijë dollarë.

Javën e kaluar, kompania informoi disa inxhinierë në dizajnin e silikonit, harduerin dhe grupet e përzgjedhura të softuerit dhe operacioneve për bonuset jashtë planeve. Bonuset ofrohen në formën e aksioneve në kompani dhe mbulohen për katër vjet, duke ofruar një nxitje për inxhinierët që të qëndrojnë te kjo kompani.

Menaxherët e paraqitën përfitimin si një shpërblim për performuesit e lartë me bonuse të dhëna për 10-20 për qind të inxhinierëve në divizionet e aplikacioneve. Apple është në një luftë rekrutimi talentesh me kompanitë rivale të teknologjisë. Meta (Facebook) është shfaqur si një kërcënim i posaçëm me kompaninë që ka punësuar mbi 100 inxhinierë nga Apple në muajt e fundit.

Rivaliteti pritet që të ashpërsohet mes dy kompanive kur Apple të prezantojë dhe hedhë në treg pajisjet e veta të realitetit virtual, AR/VR.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore