
Emisioni Pyet Kadastrën/ Shtatë rastet e zgjidhura me legalizimet gjatë 2021
"Pyet Kadastrën" është emisioni në Top News që ka si synim zgjidhjen e problematikave me çështjen e pronësisë, me legalizimet e apartamenteve, apo të certifikatës së pronësisë.
Gjatë vitit 2021, ky emision veç mbledhjes së rasteve dhe problematikave të shumta ka pasur ka regjistruar dhe raste suksesi. Më poshtë po rendisin rastet që iu dhanë zgjidhje qytetarëve në lidhje me legalizimet, duke ia mundësuar marrjes e certifikatës së pronësisë.
Shtatë rastet e zgjidhura
Problematika e pallateve “EDAL” në rrugën e Kavajës – ka përfunduar procesi legalizimit, qytetaret mund të aplikojnë për t'u pajisur me certifikatë pronësie.
Problematika e pallateve “EUROVINI SHPK”, te njësia nr. 9, Don Bosko – ka nisur procedura nga Drejtoria Vendore, është njoftuar zyrtarisht subjekti ndërtues, i cili nuk ka konfirmuar brenda afateve, ndaj ftohen banorët të sjellin përfaqësuesin e tyre, për të plotësuar dokumentacionin dhe finalizuar procesin me banorët.
Problematika Zaho Kaceloni - Shtëpitë e paregjistruara që nga viti 1903 – Objekt tashmë i dalë me Vendim Legalizimi, qytetari duhet të aplikojë për Certifikim !
Problematika Astrit Ceribashi, Dunavat Gjirokastër, "Regjistrimi i objekteve të ndërtuara para vitit 1991" – Qytetari ka plotësuar dokumentacionin dhe ka dalë në afishim, pas përfundimit të afatit 30ditor del Vendimi për Legalizim!
Problematika Gasper Zef Begu, nga Shkodra - "Regjistrimi i objekteve të ndërtuara para vitit 1991", Qytetari ka sjell deklaratën duke plotësuar dosjen, dhe ka dalë në afishim, pas përfundimit të afatit 30ditor del Vendimi për Legalizim!
Halim Dëraj, Qytetar nga fshati Babice (Vlore), - "Regjistrimi i objekteve të ndërtuara para vitit 1991", Qytetari është pajisur me certifikatë pronësie.
Problematika, Ariz Hazo, qytetar nga Dukat (Vlorë), objekt i cili me ligjin 20/2020 gjeti zgjidhje, duke marrë Vendimin për Legalizim.






4iG forcon kompanitë One dhe Albtelecom në Shqipëri
Historia e plotë >


Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >