Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Elon Musk humb 50 miliardë dollarë për dy ditë

Elon Musk humb 50 miliardë dollarë për dy ditë

Bosi i Tesla, Elon Musk pa aksionet e saj të fundosen pasi pyeti gjatë fundjavës ndjekësit në Twitter nëse ai duhet t’i shesë 10% të aksioneve të kësaj kompanie.

Kjo lëvizje e papritur e Musk u ndoq nga lajmi se vëllai i tij, Kimbal, kishte shitur aksione pak para sondazhit të Musk.

Në këtë debat u përfshi edhe investitori Michael Berry i cili deklaroi se Musk mund të dëshirojë t’i  shesë aksionet për të mbuluar borxhet e tij personale.

Pasuria e Musk u tkurr me 50 miliardë dollarë, duke marrë goditjen më të madhe për një miliarder në historinë e Bloomberg, pasi humbi 36 miliardë dollarë.  Hendeku që tani ndan Musk nga Jeff Bezos u reduktua në 83 miliardë dollarë.

Themeluesi i Tesla dhe Space X e zhvendosi themeluesin e Amazon nga kryesimi i listës së njerëzve më të pasur në planet për herë të parë në janar 2021.

Pasuria e Musk që nga fillimi i vitit është rritur me 70 miliardë dollarë falë fitimeve të Tesla dhe vlerësimit të SpaceX.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore