Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ekonomia kineze “mbyt” atë amerikane / Mbi 40 mld dollarë surplus vetëm për tetorin

Ekonomia kineze “mbyt” atë amerikane / Mbi 40 mld dollarë

Surplusi tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për muajin tetor ishte 40.75 miliardë dollarë, ndërsa nga fillimi i këtij viti ai ka kapur shifrën e 321 miliardë dollarëve.

Sipas llogarive të bëra nga Reuters, fuqia tregtare e Kinës vijon të mbetet dominuese sa i takon shkëmbimeve tregtare me atë amerikane dhe kjo mund të rritet edhe më shumë në muajt në vazhdim nëse SHBA do të përfshijë në listën e mallrave pa tarifa doganore një sërë produktesh të tjera, sipas marrëveshjes tregtare të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Në fillim të tetorit, autoritetet amerikane premtuan se do të përjashton nga këto tarifa disa importe të tjera kineze, por ngritën shqetësimin se Pekini nuk po mbante premtimet e veta të asaj që njihet si “Faza 1’ e paktit tregtar të nënshkruar me Presidentin Trump.

Ndërkohë, për të mbrojtur teknologjinë, SHBA ka vënë në tarifa të larta dhe sanksioneve produktet teknologjike kineze. Këto janë të vetmet që penalizohen nga Uashingtoni, ndërsa për produktet e tjera aplikohet përgjithësisht një regjim doganor i favorshëm.

SHBA nga ana tjetër, sipas marrëveshjes së arritur nga Trump përfiton lehtësi në një sërë eksportesh në drejtim të Kinës, përfshirë këtu prodhime bujqësore e blegtorale, si misri dhe mishi i derrit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore