Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Edi Rama paraqet lehtësitë fiskale për biznesin: Kemi arritur shifrën e 300 mijë të punësuarve të regjistruar

Edi Rama paraqet lehtësitë fiskale për biznesin: Kemi arritur

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë shtypi me dy ministrat: atë të Financave Anila Denaj, dhe atë të Rindërtimit Arben Ahmetaj, ku ka shpallur nismën e re për të hequr tatimfitimin për një grup të madh të biznesit të vogël.

Në këtë konferencë Edi Rama, deklaroi se deri në 2019-n janë të punësuar në regjistrat e shtetit rreth 680 mijë punonjës, gati 50% më shumë se gjetëm. Që i bie më shumë se 300 mijë vetë. Që ka qenë premtimi i Partisë Socialiste në fushatën elektorale të vitit 2013.

Rama tha se nga 1 janari 2021 biznesi me xhiro deri në 14 mln lekë përjashtohet nga tatimfitim. Aktualisht bizneset me xhiro deri në 5 mln lekë janë të përjashtuar nga tatimfitimi.

Biznese me xhiro nga 5 deri në 10 mln lekë paguan normë të thjeshtuar 5%, ndërsa ato me xhiro nga 10 mln deri në 14 mln lekë paguajnë 15% tatimfitim.

 “Në Kuvend kaluam masën e cila është unikale në rajon dhe përkon me zotimin tonë për të mbështetur fuqimisht ata që krijojnë punë për vetë dhe të tjerët. Sot me vendim të Kuvendit, bizneset e vogla me xhiro deri në 14 mln lekë nuk do të paguajnë tatimfitim. Bizneset me xhiro deri 10 mln lekë nuk do të paguajnë as TVSH. Rreth 7 vite më parë biznesi i vogël paguante 10% tatimfitim. Me xhiro nga 0 deri në 8 mln lekë ishin 60 mijë biznese, të cilat paguanin tatimfitim të dyfishtë, edhe atë për pushtetin vendor. Heqja e tatimfitimit është masë nxitëse për punësimin te biznesi i vogël. Në vitin 2006-2013 biznesit të vogël i janë marrë 19 mld lekë, ndërsa nga 2014-2019 ka paguar 5,3 mld lekë. Sot janë 77% e totalit të bizneseve që paguajnë zero tatimfitim, 14% e tyre paguajnë 15% tatimfitim dhe të dyja këto kategori pas kalimit të ligjit në Parlament, nuk paguajnë tatimfitim. Në regjistrin e fundvitit 2019, kishim 680 mijë të punësuar, apo 50% më shumë nga sa gjetëm.

Duke ju kthyer situatës së Covid 19 dhe pasojave që ka lënë pandemia në ekonomi, Rama deklaroi se mbështetja që ka dhënë qeveria për biznesin ka bërë që ai të marrë frymë më lirisht.

“Pandemia mund të rrafshonte biznesin e vogël, por sot jemi në kushtet kur me frymëmarrje të lehtësuar mund të shohim se nuk kemi lëmë askënd prapa, të cilët i mbështetëm me 7 mld lekë 38,840 biznese dhe me 40 mijë lekë mbështetëm 172,490 të punësuar.”:, deklaroi ai.

Sakaq ministri Arben Ahmetaj, nuk ngurroi të mburrej duke i drejtuar dhe kritikëve nga opozita se është i gatshëm të vërtetojë emër për emër të 300 mijë të punësuarit.

“Ka dhe një tymnajë tjetër që sot vlen të davarritet, që është në këndvështrimin tim e qëllimshme. Qershori i 2020 ka sot të regjistruar aktivë në listë pagesa 673 mijë e 147 të punësuar. Kemi hyrë në 1 janar me 686 mijë e 97 të punësuar. Gjithë tymaja se humbëm 100 mijë vende pune. I japim me regjistër emër për emër po të doni. Po njeh rritje të shpejtë të pandemisë. Goditja ishte në mars-prill. Pa ata që nuk u lejuan të punojnë, 40 mijë u humbën. Dhe u rikuperuan disa më pas brenda 1 muaji”, tha Ahmetaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore