Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë! Do kushtojë 140 milionë euro

Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë! Do

Janë shpallur të premten e 8 tetorit, fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërkohë mësohet se Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga dy kompani turke. Kjo vepër pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36-mujore. Vlera e Ofertës Fituese pa TVSH është 17 036 526 000 Lekë 17.03 miliard Lekë ose rreth 139.6 milion Euro.

Tuneli i Llogarasë pritet të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. MIE-ja e anuloi tenderin e parë, duke përjashtuar gjashtë kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit.

Pas njoftimit që bëri Kryeministri në TV Klan të Premten pas orës 23, për fituesin e Rrugës Orikum Himarë, edhe Axhensia e Prokurimeve Publike ka nxjerrë tashmë njoftimin zyrtar. Tenderi Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll)

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Pasaporta e Tenderit Link:

https://openprocurement.al/sq/arsh/vieë/id/226?fbclid=IëAR0RYNQKJ2hvsy9Ki1ËdiqCXXl3TëKVagyJF64PNa83X4IXËfrzc0ZBKzyo

Në tender morën pjesë edhe katër bashkime të tjera Operatorësh mes tyre edhe një tjetër Kompani Turke dhe një Kineze me ofertë të lartë se Fondi Limit. Në finale është njoftuar Bashkimi i dy operatorëve ekonomik, kompani turke si fitues me ofertën më të leverdisshme.

Afati për bërjen e rrugës dhe tunelit është 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm. Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore