Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Diktim të çmimeve në treg / Konkurrenca nis hetimet për kompanitë importuese të plehrave kimike

Diktim të çmimeve në treg / Konkurrenca nis hetimet për

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetime të thelluara për tregun e importit dhe shitjes së plehrave kimike, nën dyshimet se ka një marrëveshje të fshehtë mes kompanive importuese për diktimin e çmimit në treg.

Objekt hetimi do të jenë kompanitë Arli Internacional, Agro Blend, MBM, Eco-Green, Lila, Agro-Mens, Çaça, IAM, Agrohelp-sa dhe Besniku. Hetimi është pjesë e procedurës së nisur në muajin mars të këtij viti dhe do të mbyllet më 30 shtator po të këtij viti.

AK-ja ka marrë në analizë 3 produkte thelbësore për fermerët dhe kultivimin e bimëve. DAP (Hidrogjenortofosfat diamoni) përdoret gjatë plehërimit të tokës bujqësore kur mbillet bima. Ky produkt ka përdorim sezonal kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit. Ndërkohë, Nitrati dhe Ureja përdoren gjatë rritjes së bimës.

Nga analiza, sipas AK-së, këto produkte kanë pasur rritje të çmimit mesatar në shumicë, gjatë 3 muajve të parë të vitit 2021. Sipas AK, kjo sjellje e ndërmarrjeve reflektohet në çmime më të larta përfundimtare të shitjes dhe mund të përbëjë një sjellje të bashkërenduar.

Në mars të vitit 2021, Komisioni i Konkurrencës njoftoi nisjen e hetimeve paraprake, ndërsa në muajin maj gjobiti tre kompani për shkelje të rregullave të konkurrencës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore