Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço: Korrupsioni problemi më i madh, nga pandemia reduktuam numrin e punonjësve

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço:  Korrupsioni problemi më i

Presidenti i AmCham, Enio Jaço në Konferencën Vjetore për mediat ka bërë një bilanc në lidhje me presionin e efekteve të pandemisë.

Në fjalën e tij Jaço është shprehur se është e rëndësishme që bizneset të mbështeten për akses në financim.

Sipas tij është e rëndësishme që të tashmë bizneset të përshtatet me Normalitetin e ri Post-Covid.

“Korrupsioni problemi më i madh për ekonominë shqiptare, forcat politike duhet ti kushtojnë vemendje të veccantë këtij problemi”, ka thënë ai.

"Përpos presionit të pandemisë bizneset amerikanët kanë reduktuar shumë pak numrin e të punësuarve. Bizneset tona kanë injektuar më shumë në vitin 2020 është xhiroja më e lartë ndonjëherë rreth 3.1 miliardë dollarë, lidhet me afrimin e më shumë bizneseve në Dhomën tonë", tha Jaço.

"Kemi hasur 3 sfida në 2020: -Aksesi në financë, edhe pse ka pasur shumë ndihma si shtyrje detyrimesh dhe garancitë sovrane. Ajo që vumë re është se Shqipëria është më pak e përgatitur në instrument të tjerë alternativë.

- Së dyti tregtia fizike, dhe në të gjithë botën ka pasur humbje, por trendi global ka shkuar më shumë drejt tregtisë online. Shumë biznese në Shqipëri janë përshtatur, por legjislacioni i Shqipërisë është akoma i papërshtatur për të zhvilluar sektorin.

- Së treti, është sfida e përshtatjes me normalitetin e ri që do shkoj përtej 2021. Është naive të mendosh se do përshtatemi sapo të mbaroj pandemia. Prandaj duhet ndryshim, është përgjegjsi e biznesit së pari për tu përshtatur.

Sa i takon klimës së biznesit, kanë qenë tre ngjarje që kanë ndikuar tek ne dhe tel mendimi ynë. E para është situata jo pozitive me investitorin amerikan DUTYY FREE. I dyti është indeksi amerikan që pësoi një rënie me 5%, dhe kemi vënë re mungesë besimi të shtuar të biznesit dhe investitorëve për klimën e biznesit", tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore