
Denaj me ministrat e Mesdheut: “Dogana pa Letra”, reduktoi radhën në sportelet e shërbimit për 93% të bizneseve
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori sot pjesë në takimin e 11 të Ministrave të Tregtisë së vendeve të Mesdheut, për çështjet e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare.
Denaj në fjalën e saj, nënvizoi disa nga arritjet kryesore që vendi ynë ka realizuar deri më tani si, projektin ambicioz “dogana pa letra”, reduktimin e disa prej tarifave doganore, pjesëmarrjen e biznesit në proceset e vendimmarrjes dhe politikë bërjes, krijimin e Komitetit Kombëtar për Politikën Tregtare dhe Koordinimin e Lehtësimit të Tregtisë, ratifikimin e Protokollit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Shqipërisë - Turqisë, mbi rregullat e origjinës sipas konventës Pan-Euro-Med.
“Shqipëria zbatoi një projekt shumë ambicioz në vitet e fundit, shërbimin e “doganave pa letra” (Customs Paperless). Kjo iniciativë ka sjellë reduktimin e kohës së përpunimit të deklaratave doganore në vitin 2020 me 10% për importet dhe me 16% për eksportet. Në fakt të dhënat e doganave tregojnë se kontrollet fizike janë reduktuar që nga viti 2019 dhe që nga ky vit (viti 2019), 93% e bizneseve nuk paraqiten fizikisht në sportelet e shërbimit”, theksoi Denaj.
Për 2021-2024, sipas Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, tha ministrja, shpresojmë në një angazhim të zgjeruar politik të gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe reduktimin e kostove mbi tregtinë.



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >




Pasojat e pandemisë, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vala e dytë e pandemisë, eksperti flet për skenar të frikshëm për dimrin: Vdekjet mund të shtohen

“Thuajse i vdekur…”, diplomati i njohur, Tarifa infektohet nga Covid: Më mirë që më infektoi mua, sesa…

Reshje shiu e ulje temperaturash, moti nuk favorizon për në fundjavë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
