
Denaj takim me biznesmenë në Tiranë: Fiskalizimi, proces që do ndihmojë formalizimin e ekonomisë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar nga Prefekti i Tiranës, Toni Gogo dhe Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim në mjediset e Prefekturës, me institucione publike dhe biznese me certifikatë elektronike.
Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj vlerësoi se, fiskalizimi është një proces që do të ndihmojë në formalizimin e ekonomisë. “Eshtë një proces që ka nisur përpara pandemisë. Sistemet, në të gjithë botën, janë ato të cilat ndihmojnë çdo administratë, në rastin konkret administratën tatimore, të gjurmojë në kohë dhe të krijojë elementët e duhur përpara e pas evazionit në atë formë që të fokusohemi tek ata që krijojnë edhe dëmin më të madh”, u shpreh ministrja.
Denaj nënvizoi se këtë proces do ta ndihmojnë shumë edhe nismat e qeverisë për lehtësimin e barrës fiskale për bizneset, sic janë përjashtimi nga tatim fitimi dhe rritja e pragut të TVSH.
Ky është një indikator që thekson rolin dhe rëndësinë e mbështetjes për biznesin e vogël edhe në një kohë të vështirë pasi rimëkëmbja ekonomike nuk është vetëm me elementët e politikës fiskale por ka hapësira edhe për këto elementë të tjerë, tha ministrja, duke theksuar se, mbas një viti e gjysmë, në më të mirën e mundshme do të shohim një administratë tatimore ndryshe që, jo vetëm ka shërbime online në 90% të veprimtarisë së tyre prej vitit të kaluar, por ka edhe një ndryshim tjetër në mënyrën si bëhen kontrollet dhe si do të evidentohet evazioni.
Marrëdhëniet e biznesit me entet publike, brenda asaj që është fatura elektronike janë bërë të ditura më parë që do të ishin marrëdhëniet e para të fiskalizuara në protokollin e ri.
Ndërsa Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se, fiskalizimi nuk është një politikë, por një reformë e mënyrës së faturimit, e cila do të prekë të gjithë tatimpaguesit por sidomos administratën tatimore.
“Eshtë në vazhdën e reformave që qeveria ka nisur për digjitalizimin e procedurave. Administrata tatimore tashmë të gjitha shërbimet i ka online, të gjitha deklarimet tatimpaguesit i bëjnë online dhe me anë të fiskalizimit këto deklarime do të jenë në kohë reale. Të gjithë tatimpaguesit do të lëshojnë fatura elektronike dhe këto fatura do të lëshohen në serverin e tatimeve në kohë reale”, theksoi kreu i tatimeve.
Aktualisht numri i enteve publike që janë fiskalizuar në të gjithë vendin kapin shifrën e 351, ku vetëm, në Qarkun e Tiranës janë 182. Ndërsa numri i bizneseve me certifikatë ekektronike është në gjithë vendin 2 948 dhe në Tiranë 1407.


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >




Pasojat e pandemisë, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj
Historia e plotë >
Konkurrencë për gazin rus në Ballkan, Gazprom humb monopolin
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Mësuesit në rrezik nga Covid, jo të gjithëve u bëhet tamponi

Testi super i shpejtë i Covid merr dritën jeshile në SHBA: Realizohet nga shtëpia

A ka mbërritur tashmë vala e dytë në disa vende evropiane? Ja çfarë thuhet për Shqipërinë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
