Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Delta minon rimëkëmbjen ekonomike / SHBA regjistron në gusht numër zhgënjyes punësimi

Delta minon rimëkëmbjen ekonomike / SHBA regjistron në gusht

Më pak vende të reja pune nga sa parashikohej u hapën gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punësimi u rrit me 235,000.

Shifra ishte shumë e ulët në krahasim me 1.05 milion vende pune të krijuara në korrik, duke shtuar frikën se karburanti i rimëkëmbjes nga pandemia, nxitur nga paketa triliarda dollarëshe e miratuar nga Presidenti Biden mund të ketë përfunduar.

Megjithatë, shkalla e papunësisë ra në 5.2% në gusht nga 5.4% që ishte në korrik. Ekonomistët thonë se infeksionet në rritje të shkaktuara nga varianti Delta kanë goditur shpenzimet për udhëtime, turizëm dhe mikpritje.

Ata gjithashtu vërejnë se të dhënat e Departamentit të Punës u mblodhën në javën e dytë të gushtit, kështu që nuk pasqyrojnë ndikimin e uraganeve “Ida” dhe “Henri” në gjysmën e dytë të muajit, çka do të thotë se punësimi mund të jetë edhe më i ulët.

Presidenti Joe Biden tha se ishte i zhgënjyer, por mbrojti rekordin e tij në ekonomi, duke thënë se po rritej vazhdimisht.

"Krijimi i përgjithshëm i vendeve të punës në shtatë muajt e parë të administratës sime është pothuajse i dyfishtë, dyfish i çdo Presidenti të mëparshëm të vitit të parë”, deklaroi ai.

Ekspertët i interpretojnë shifrat si simptoma të Deltas që po jep ekonomia amerikane dhe disa prej tyre kërkojnë që plani i rimëkëmbjes dhe rigjallërimit ekonomik të rimendohet.

"Jo vetëm që listat e pagave u rritën me më pak se një të tretën e asaj që pritej, niveli i pjesëmarrjes [në tregun e punës] ishte i pandryshuar duke sugjeruar që oferta e punës është ende duke luftuar për t’u rikuperuar pasi besimi u godit sërish nga vala e Delta”, thotë Sema Shah nga Principal Global Investors.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore