Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Debati në komision/ Tabaku: Ky Akti Normativ nuk ka lidhje me pandeminë, por me hallet e qeverisë

Debati në komision/ Tabaku: Ky Akti Normativ nuk ka lidhje me


Gjatë mbledhjes së Komisionit të Financës dhe Ekonomisë anëtarja e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se është dakord dekretit të presidentit Meta në lidhje me Aktin Normativ.

Ajo u shpreh se kishte dëgjuar ministren e Financave në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje ëë Akti Normativ i ëershorit 2021 nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 mld lekë për AKSHI apo 1 mld lekë për dronet ëë blihen nga Turëia.” U shpreh ajo ndërsa vuri në dukje disa nga shpenzimet e cituara në Aktin Normativ 2021 nga qeveria.

“Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një AN për këto çështje por për disa çështje “ nënvizoi ajo ndërsa vuri në dukje se shpenzimet në Akti Normativ 2021 nuk kanë lidhje me zërat.

Tabaku tha se zërat për infrastrukturën rurale, infrastrukturën rrugore apo ujësjellësin nuk kanë përse të merren me një Akt Normativ që gjoja kërkon vëmendje për pandeminë.

Gjatë seancës në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, deputetja Tabaku u shpreh se ndihma që qeveria shqiptare akordoi për qytetarët ishte më e ulëta në rajon. Ajo citoi të dhëna nga FMN dhe BB në lidhje me ndihmën ekonomike ndërsa vuri në dukje se kjo deficencë as nuk po rregullohet dhe as është rregulluar nga Akti Normativ 2021.

“Ajo pak ndihmë ekonomike që u dha u morr e gjitha nga klientët e qeverisë pra nga koncesionarët” , shtoi deputetja Tabaku duke iu referuar fondit të garancisë sovrane që i ka shkuar mbi 50% për koncesionarët e qeverisë. Ajo nënvizoi se janë thuajse 2 mld lekë që i kanë shkuar këtyre kompanive koncesionare dhe se ndihma nuk i ka shkuar qytetarëve por koncesionarëve.

Sakaq, sipas deputetes Tabaku, ndihma që BE ka ofruar për Shqipërinë vetëm për pandeminë është 230 mln euro. Një ndihmë e manaxhuar prej BE dhe që ka shkuar për ndihmë reale në sektorin e shëndetësisë dhe atë monetare.

Ndërkohë ajo shtroi më tej çështjen në lidhje me fondet e pandemisë. “Si u shpenzuan 1 mld euro në ekonomi kur vetëm 120 mln euro shkoi për mbështetje direkte?” pyeti ajo në Komision.

Deputetja Tabaku vuri gishtin gjithashtu edhe tek fatura e koncesioneve që kanë ndikuar në borxhin publik. “Sa është fatura totale e koncesioneve që ka firmosur qeveria?” pyeti ajo duke nënvizuar se “në dijeninë tonë koncesionet kapin vlerën e 2.2 mld eurove”.

Gjatë debatit për Aktin Normativ 2021 dhe dekretin e presidentit Meta deputetja Tabaku shprehu habinë se çfarë lidhje ka pandemia me 900 mln lekë që qeveria do t’ia japë Bashkisë Tiranë për godinën e Teatrit Kombëtar.

Ajo vuri në dukje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ia ka hequr të drejtën Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjtime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 mln lekë për Teatrin Kombëtar kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës?!”

Ajo vuri në dukje se ky veprim nuk ka lidhje me pandeminë dhe as me rindërtimin. Vendimi është abuziv dhe po përpiqet të shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore