Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Covid trondit kompaninë ajrore “low cost”, regjistron 197 milionë euro humbje

Covid trondit kompaninë ajrore “low cost”, regjistron 197

Kompania ajrore me seli në Irlandë, Ryanair tha se po përgatitet për një periudhë "jashtëzakonisht sfiduese" për të vijuar aktivitetin,  pasi raportoi një humbje prej 197 milion euro (178 milion)) në gjysmën e parë të vitit.

Transportuesi ajror me kosto të ulët “low cost) tha se "pret të regjistrojë humbje më të larta" në gjysmën e dytë të vitit, pavarësisht se ka një bazë të kostos më të ulët dhe një bilanc më të fortë.

Coronavirus la 99% të flotës së avionëve pa kryer udhëtime për gati katër muaj midis mesit të marsit dhe fundit të qershorit.

Kompania tha se trafiku në gjysmën e parë të vitit ra nga 86 milion në 17 milion pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rreth 80%.

Të ardhurat e saj ranë 78%, në 1.18 miliardë euro, ndërsa humbja në këtë gjysmë viti është në kontrast me një fitim pas tatimit prej 1.15 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit të kaluar financiar.

Me pothuajse asnjë trafik në tremujorin e parë të vitit, "shumica dërrmuese" e gjysmës së parë të të ardhurave të vitit ishte fituar në tremujorin e dytë, tha firma.

“Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale Covid-19, Ryanair nuk mund të sigurojë udhëzime për FY21 PAT (fitim pas taksave) në këtë kohë. Kompania  pret të transportojë afërsisht 38 milion pasagjerë në VF21, megjithëse ky udhëzim mund të rishikohet edhe më tej në qoftë se Qeveritarët e BE-së vazhdojnë të keq menaxhojnë udhëtimet ajrore dhe të vendosin kufizime më të pakoordinuara të udhëtimit ose bllokime dhe izolimeve këtë dimër”, u shprehën përfaqësues të kompanisë./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore