Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Coca-Cola humbet 4 mld dollarë në bursë për shkak të Ronaldos

Coca-Cola humbet 4 mld dollarë në bursë për shkak të

Aksionet e Coca-Cola ranë nga 56.10 në 55.22 dollarë pas gjestit të Ronaldos në konferencën për shtyp, ku largoi shishet e pijes së gazuar dhe ftoi të gjithë që të mos i konsumonin dhe në vend të tyre të konsumonin ujë.

Nga kjo rënie kompania humbi 4 miliardë dollarë nga vlera e saj në bursa, duke zbritur në 238 miliardë dollarë nga 242 miliardë dollarë që ishte para kësaj konference.

Rënia e aksioneve të kompanisë në këtë periudhë vere, kur konsumi i pijes më të famshme në botë arrin pikun është i paprecedentë dhe dëshmon edhe njëherë pushtetin e yjeve të famshëm të botës së sportit, apo të artit në fushën e marketingut.

Ronaldo shquhet për mënyrën e shëndetshme të të jetuarit, ku u ka qëndruar larg si alkoolit, lëndëve narkotike e po ashtu edhe pijeve me gaz. Sapo u ul para gazetarëve për konferencën para ndeshjes me Hungarinë, portugezi zhvendosi prej tavolinës dy shishe Coca-Cola dhe nxorri një shishe me ujë.

Mesazhi ishte i qartë dhe ai u bë viral në rrjet, aq sa ndikoi edhe në bursa. Prandaj, nëse dikush ka pasur dyshime më parë në lidhje me fuqinë që kanë yje të kalibrit të Ronaldos, pas këtij shembulli nuk duhet që t’i kenë më.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore