Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ceko: Të ulet akciza e naftës! Angjeli: Nuk është kjo zgjidhja, ja kur arrin kulmi kriza

Ceko: Të ulet akciza e naftës! Angjeli: Nuk është kjo

Rritja e çmimit të energjisë e ndikuar nga kriza globale ka qenë temë e diskutimit në emisionin Breaking në Top News mes ish-ministrit të Financave, Anastas Angjeli dhe ekspertit Enriko Ceko. Për ish-deputetin socialist Angjeli kjo është një krizë globale ndaj edhe qeveria shqiptare duhet të marrë masat për përballimin e saj, duke theksuar se e ka të mundur që ta realizojë një gjë të tillë.

Por eksperti Ceko ka hedhur idenë që qeveri shqiptare duhet të shohë të heqë akcizën e naftës për të pasur një ndikim në ekonominë e shqiptarëve. "Nafta futet për me 55 lekë, por nga taksat e akcizës dhe të tjera arrin në këto çmime. Qeveria duhet ta heqë taksën për akcizës, pasi çmimi botëror ka shkuar në 100 USD për fuçi e kjo me vendimin e OPEK, e në gusht pritet të shkojë në 62 USD, por kjo nuk do të thotë se do të ulet çmimi i energjisë", tha Ceko.

Por ish-ministri Angjeli u shpreh se kjo nuk është zgjidhja, por edhe atë të kompensimit e sheh si zgjidhje afatshkurtër. Sipas tij, në qershor të vitit 2022 do të kemi kulmin e krizës dhe jo nuk është shqiptare, por ndërkombëtare./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore