Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Bursa studentore nga One Telecommunications

Bursa studentore nga One Telecommunications

One Telecommunications sjell programin e bursave“One Scholars”, të vlefshme për UniversitetinAmerikantëKosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dheUniversitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

Duke nisur nga viti akademik 2022 e për 5 vite në vazhdim, 15 nxënësve nga Shqipëria do t’u jepet çdo vitmundësia të nisin studimet e tyre në një prej ketyre universiteteve prestigjioze.

Ditën e shtunë, Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev nënshkroi marrëveshjen me dy universitetet partnere duke shënuar keshtu fillimin e një bashkëpunimi 5-vjeçar.

“Ne besojmë se arsimimi cilësor është një instrument thelbësor i zhvillimit ekonomik dhe për të patur profesionistë në të ardhmen, duhet investuar sot. Ndaj, ne sjellim “One Scholars”, një program i cili do të identifikojë talente, të cilet do të kontribuojnë për një ekonomi sa më të mirë, që në të ardhmen mund të jenë padiskutim punonjësit tanë”.

Përtej programit të bursave në dyuniversitetet, One Telecommunications do të krijojë hapësira që gjatë muajve të verës, këta studentë të zhvillojnë praktikën e tyre të punës pranë kompanisë, në departamentet që përshtaten me studimet e tyre.

“Prej 13 vitesh, familja ime dhe unë kemi mbështeturqindrastudentë shqiptarë që të ndjekin studimet në AUBG dhe AUK/RIT. Jam shumë i lumtur që përmes One Telecommunications ne mund të mbështesim ëndrrat përstudim të rinisë së kombit tonëdhenë nivel institucional. Do tëvazhdoj të investoj edhe më shumë, personalishtdheinstitucionalisht, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve shqiptarë dhefamiljevetëtyreqë të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.” – u shpreh Z. Elvin Guri.

Prezent për nënshkrimin e marrëveshjes ishin Z. David Evans, Presidenti i Universitetit Amerikan të Bullgarisë dhe Z. Lavon Bajrami – Dekani për Pranimet Studentore nga RIT Kosovo.

“Si AUBG jemi të lumtur t’i bashkohemi mbështetjes së One Telecommunications për studentët që duan të studiojnë tek ne. Kemi një traditë tashmë në pranimin e studentëve premtues shqiptarë dhe ata kanë kontribuar shumë në suksesin e universitetit madje edhe kanë spikatur në komunitet. One Scholars do t’i ndihmojë këta studentë dhe familjet e tyre të përballojnë studimet Bachelor dhe të çojnë përpara synimet e tyre në Shqipëri dhe në rajon.“- tha Z. Evans gjatë ceremonisë së nënshkshrimit të marrëveshjes.

Z. Lavon Bajrami u shpreh se “Bursat për studime në RIT Kosovo që po ofron ONE janë një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë. Kjo sepse ky program bursash ju jep atyre mundësi studimi në një universitet Amerikan prestigjioz dhe me kosto të përballueshme. Jemi të lumtur që kompania ONE po investon në të ardhmen e rinisë shqiptare dhe në intensifikimin e raporteve të të rinjve, studentë të Shqipërisë dhe Kosovës. Do të punojmë që ky fond të rritet dhe të vazhdojë sa më gjatë. Falenderojmë ONE dhe Z. Elvin Gurin për iniciativën dhe përkrahjen.”

Bursa studentore nga One Telecommunications

Bursa studentore nga One Telecommunications

Bursa studentore nga One Telecommunications

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore