Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

BSH prezanton dy kartëmonedhat e reja, për herë të parë 10 mijë lekëshi

BSH prezanton dy kartëmonedhat e reja, për herë të parë

Banka e Shqipërisë do të prezantojë javën e ardhshme dy kartëmonedhat e reja, ku njëra është dezajn i ri i prerej 1 mijë lekshe që qarkullon në treg dhe tjetra prerja e re prej 10 mijë lekësh.

Prezantimi i kartëmonedhave të reja do të zhvillohet në ambientet e Bankës së Shqipërisë ditën e martë më 15 qershor në orën 11:00.

“Do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”, thuhet në njoftimin e BSh.

10 mijë lekëshi do të jetë kështu prerja më e madhe e një kartëmonedhe të lekut, duke tejkaluar 5 mijë lekshin, që mban këtë fron prej vitesh.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, aktivitett do të transmetohet vetëm me praninë e operatorëve në ambientet e brendshme të Bankës së Shqipërisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore