Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Braçe kërkesë qeverisë: Jepini naftën bujkut, çmimi ka kërcyer 183 lekë për litër!

Braçe kërkesë qeverisë: Jepini naftën bujkut,

Ish-zv.kryeministri Erjon Braçe i kërkon qeverisë që tu sigurojë bujqëve naftën në këtë sezon tejet të rëndësishëm. Me anë të statusi në rrjetet sociale ai vlerëson dhënien shumës prej 5.2 milionë euro si subvencione për turizmin rural e agroturizmin, por kërkon që qeveria, ministria e Bujqësisë të parashikojnë subvencionimin me naftë për bujqit.

"Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani! Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë, asfare prioritet në kalendarin e buxhetit! I PARI BUJKU, ÇDO GJË TJETËR PRET!", shkruan Braçe.

Statusi i plotë

PARATË TEK BUJKU NË KOHË; JEPINI NAFTËN TANI!

NDIQNI PUNËN E BUJKUT, NEVOJËN E TIJ!

5.2 milion euro për TURIZMIN RURAL, AGROTURIZMIN, shumë mirë; Por arrijnë tek disa qindra!

Nevoja e madhe është për bujqësinë masive dhe tani, në sezon, në kohë për punët e bujkut!

Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani!

Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë, asfare prioritet në kalendarin e buxhetit!

I PARI BUJKU, ÇDO GJË TJETËR PRET!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore