Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Blerjet e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë, shkak çmimet e larta

Blerjet e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë, shkak

Pas dështimit të së hënës në blerjen e të gjithë sasisë së nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit për energji elektrike, edhe ankandi i dytë i së martës nuk ka arritur të blejë të gjithë volumin e kërkuar.

Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin.

Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, A2 raporton se OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro.

Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në 7.5 milionë euro dhe është sërish e pamjaftueshme.

Tashmë pritet që kompania e energjisë të zhvillojë një tjetër ankand së shpejti, në të kundërt rrezikohet furnizimi i vendit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore