Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

BlackBerry, shkëlqimi dhe rënia e një “kulti” në botën e telefonisë celulare

BlackBerry, shkëlqimi dhe rënia e një “kulti” në

Para krizës financiare të 2008-2009, të gjithë agjentët dhe drejtuesit e kompanive që luanin në bursa përdornin një telefon Blackberry. Të martën, kompania vlera e të cilës tashmë ka rënë në 5 miliardë dollarë njoftoi se nuk do të përditësonte më sistemet e operimit të telefonave të saj që janë ende në treg.

Kjo do të thotë se këta telefona, që deri më tani njiheshin për sigurinë maksimale që ofronin në komunikim, nga ky moment nuk janë më të besueshëm dhe të dhënat personale mund të rrjedhin nga momenti në moment.

Pika e fortë e BlackBerry ishte posta elektronike dhe ajo e mesazheve telefonike, ku ofronte një siguri “Premium” në krahasim me telefonat e tjerë. Kjo i bëri të lakmueshëm dhe vetë kompaninë në gjendje që të rriste çmimet e produkteve të saj, aq sa në 2008 i gjithë BlackBerry vlerësohej 80 miliardë dollarë.

Çfarë ndodhi? Në tre erdhi iPhone me në sistem operimi më të thjeshtë, më intuitiv dhe krahasimisht të ngjashëm sa i takon sigurisë, por me avantazhin e numrit më të lartë të aplikacioneve. Klientët e BlackBerry nisën të largoheshin.

Përveç përdoruesve të zakonshëm që blinin një pajisje, kompanisë kanadeze nisën gradualisht t’i largohen edhe klientët e majmë, pra kompanitë e tjera që përmes sistemeve dhe telefonave BlackBerry ofronin shërbimet e tyre për klientët.

Kështu ndodhi me prodhuesin e altoparlantëve, Sonos që u largua te Amazon, apo me Roku, shërbim i ofrimit të transmetimve televizive në telefonat inteligjentë. Përpjekjet e BlackBerry për të ruajtur pozicionin mes markave lider globale shkuan deri atje sa kompania nxorri modele të telefonave të saj me sistem operimi Android. Rezultati? Ato dështuan dhe mësimi u mor pastër dhe i qartë: nëse një kompani humbet avantazhin që ka ndaj të tjerave, rënia e saj është e pashmangshme./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore