Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Sondazhi / Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen ekonomike si të keqe dhe nuk është optimist për të ardhmen

Sondazhi / Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen

Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen ekonomike si të keqe dhe nuk është optimist për të ardhmen

Pandemia dhe sfidat e tjera përcaktojnë klimën ekonomike. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi rezultatet e një sondazhi të kompanive të saj anëtare.

Në sondazh, pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë se në krahasim me 2020 situata aktuale ekonomike është më keq. 63 për qind mendojnë se situata aktuale ekonomike është keq, një rritje me 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sondazhi / Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen

Edhe për të ardhmen bizneset gjermane nuk janë fort optimiste, sipas këtij sondazhi, megjithëse krahasuar me vitin e kaluar optimizmi është në shifra goxha më të larta. Sipas sondazhit, 23 për qind e bizneseve kanë pritshmëri për më mirë, 38 besojnë se nuk do të ndryshojë gjë dhe 40 për qind për më keq.

Sondazhi / Biznesi gjerman në Shqipëri e vlerëson gjendjen
Biznesi gjerman
në Shqipëri nuk është optimist për të ardhmen

Në prezantimin e rezultateve të këtij sondazhi morën pjesë bashkë me Zëvendës Presidenten e DIHA-s Ulrike Bega, Ministrin e Shtetit Eduard Shalsi dhe anëtarët e partnerët e DIHA-s ishte i pranishëm edhe Ambasadori Peter Zingraf, i cili theksoi perceptimin e kompanive të anketuara:

“Sundimi i ligjit dhe transparenca kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare për klimën e investimeve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjithashtu nëse mund të shtoj, për procesin e integrimit në BE. Tashmë është e rëndësishme që hapat e ndërmarrë deri më tani në këto fusha të ndiqen në vazhdimësi - një proces në të cilin Shqipëria do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë", tha ambasadori gjerman.

"Gjermania po ndihmon në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19, për shembull duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes një strukture këshilluese dhe programeve të garantimit”, vijoi ai.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore