Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Bizneset në Britani paralajmërojnë “stuhi” rritjesh të çmimeve

Bizneset në Britani paralajmërojnë “stuhi” rritjesh

Shoqatat dhe organizatat më të mëdha të biznesit në Britaninë e Madhe paralajmëruan qeverinë e Boris Johnson se vendi është përballë një “stuhie” rritjesh të çmimeve.

Shoqatat rendisin si shkak për këtë rritjen e taksave, rritjen e kostove, rënien e xhirove, problemet në zinxhirin e furnizimit për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve dhe përfundimin e skemave mbështetëse të Qeverisë në kuadër të Covid19.

Financial Times thotë se të dhënat e tremujorit të tretë që do të publikohen javën e ardhshme nga Dhomat Britanike të Tregtisë pritet të tregojnë se rritja e kostove për paga dhe materiale, së bashku me mungesat e krahut të punës të specializuar po shkaktojnë shqetësim te komuniteti i biznesit.

Gjithashtu, është vënë re një rënie e fortë e besimit dhe klimës së biznesit pas njoftimit të një rritje të propozuar të taksës sigurimit kombëtar që do të godasë bizneset vitin e ardhshëm.

Për të gjitha këto arsye, përfaqësues të biznesit kanë kërkuar një takim urgjent me qeverinë britanike për të diskutuar rrugët se si mund të shmanget një efekt zinxhir i përshkallëzimit të krizës, që do të çonte jo vetëm në rritje të çmimeve në vend, por edhe në mungesa të theksuara të produkteve, ku karburanti nuk do të jetë i vetmi.

Kriza e karburanteve ka shtuar problemet afatshkurtra, sipas drejtuesve të biznesit. Çështjet u ngritën në një takim midis grupeve të biznesit dhe sekretarit të biznesit Këasi Këarteng të hënën në mbrëmje, dhe më pas në një telefonatë më të gjerë me sindikatat dhe udhëheqësin e Punës Sir Keir Starmer të martën.

Mungesa e shoferëve nuk ka gjasa të zgjidhet nga 5,000 vizat që do t'u ofrohen punonjësve të huaj për të zgjidhur ndërprerjet e furnizimit të përkohshëm, sipas grupeve të transportit, me industrinë që vlerëson se do të nevojiten më shumë se 10 herë nga kjo shifër.

Bizneset e mikpritjes përballen me kthimin e një norme tatimi mbi vlerën e shtuar prej 12.5 përqind nga muaji i ardhshëm pasi masat mbështetëse të Covid tërhiqen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore