
“Big Market” reagon për mediat: Punonjësja ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale
Shoqëria “Big Alb Group”, pronare e rrjetit "Big Market" ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” në lidhje me ngjarjen fatkeqe të ndodhur dy ditë më parë.
Në deklaratën për shtyp të botuar në faqen e saj në “Facebook”, shoqëria ka bërë të ditur se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.
Përkundrazi, “Big Alb Group” shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve më të mira të shoqërisë.
Sipas “Big Alb Group”, shtetësja me inicialet M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020.
“DEKLARATE
“Big Alb Group” hedh poshtë me forcë lajmet e rreme që janë publikuar gjatë 48 orëve të fundit në një portal informativ, për humbjen e jetës së njërës prej punonjëseve tona më të mira.
Punonjësja M.SH., nuk ka humbur jetën nga aksidenti në punë, sepse nuk ka pasur asnjë aksident në punë.
Punonjësja M.SH., ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në dt. 27 dhjetor 2020. Ambientet tona të punës janë të mbikëqyrura 24 orë me kamera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.
Duke përgënjeshtruar me forcë lajmet e portaleve gjobëvënëvse të cilat nuk njohin kufij apo normë morali profesional, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të dashurve të M.SH.
“Big Alb Group””, thuhet në deklaratën në “Facebook”.

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


SHBA-ja e Joe Biden duhet të veprojë jo si një lidership i rikthyer
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
“Ta bëjmë maskën zakon të përditshëm”/ Manastirliu mesazh qytetarëve për masat e reja (Video)

Studimi/ Edhe infeksioni i lehtë nga Covid të mban të sëmurë për disa muaj, ja pasojat

Zbuloi 'Ethet hemoragjike', humb 'betejën' me Covid profesori i njohur i mjekësisë
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >