Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

BERZH jep 100 milionë euro për rindërtimin, ja ku do të investohet në Shqipëri

BERZH jep 100 milionë euro për rindërtimin, ja ku do të

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të financojë një program investimesh në infrastrukturën turistike dhe trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

Sot u nënshkrua online Memorandumi i Mirëkuptimit dhe dy marrëveshjet e Financimit për Zhvillimin e Turizmi dhe Infrastrukturës në këto katër pole strategjike për ekonominë kombëtare, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të BERZH-it, Jurgen Rigterink dhe ambasadorit të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Kryeministri gjatw kwtij takimi foli edhe për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues. “Ka tashmë një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE-ja, ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga Komisioni për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin, natyrisht mbështetur në vizionin e tregut të vetëm rajonal e në dritën e zbatimit të 4 lirive të Europës, për të investuar në vëllime të tilla që mund ta ndryshojmë tërësisht peizazhin, duke u përqendruar sigurisht tek transporti. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë pjesë e diçkaje që do të jetë një rrjet rajonal hekurudhor, natyrisht, edhe për autostradat”, tha Rama.

Kreu delegacionit të BE Luigi Soreca tha se  topi është në fushë,  jo vetëm të BE-së, por edhe të Shqipërisë dhe çdo ndihmë teknike, mund të ketë ndikim në nivel rajonal në sektorin infrastrukturor.

Deklaratat e takimit

Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të BERZH-it, Jurgen Rigterink dhe ambasadorit Soreca në ceremoninë online, që u pasua nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe dy marrëveshjeve të financimit:

Kryeministri Edi Rama

Memorandumi që po nënshkruajmë sot është një hap i rëndësishëm, i cili njeh plotësisht objektivat tona të integrimit në Bashkimin Europian, duke kombinuar politikën e angazhimit, ndihmën teknike, investimet. Ai përbën një instrument shtesë mjaft të vyer, që me shpresë do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur shpejt me punën me kapitujt e legjislacionit komunitar. Po kështu jam shumë i lumtur të pranoj atë çfarë kemi arritur në kuptimin e zhvillimeve tona, për të cilat sigurisht BERZH-i ka qenë kyç.

Tashmë besoj se mund të jemi mjaft të frymëzuar dhe me shumë të drejtë nga ajo çfarë po ndodh në frontin e Bashkimit Europian, që ka dalë me një paketë mjaft ambicioze investimesh për të gjithë rajonin. Por ne e dimë mjaft mirë së për të qenë efektivë në përthithjen e këtyre parave dhe zbatimin e këtij vizioni, na duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur nga pikëpamja e ekspertizës. Shpresoj fort që Banka juaj, e cila është një bankë përplot me para, por dhe e pasur me ekspertizë, do të vijojë të na ndihmojë në këtë drejtim.

Nuk ka dyshim që BERZH-i do të luajë një rol mjaft parësor në ecurinë e mëtejshme në lidhjen mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njësimit të infrastrukturës turistike është pjesë e kësaj, përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur, sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve dhe zhvillimeve të zonave të trashëgimisë, siç kemi rënë dakord më parë, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Berati. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura tek nënshkrimet. Jam shumë i kënaqur që t’iu them që jeni më shumë se të mirëpritur çdoherë që do të doni të vini, por ndërkohë mirëpres çdo lloj mundësie të zhvillojmë të tilla diskutime.


Presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink: Nuk duhet të nënvlerësojmë angazhimin tuaj personal, pra, procesi i prekshëm në agjendën e reformave të BE-së, është shumë i qartë. Raporti i Progresit, i nxjerrë në fillim të kësaj jave është një vleftësim i këtij suksesi dhe roli juaj personal për ta sjellë Shqipërinë pranë BE-së. Mendoj se nuk do të kishte ndodhur dot pa ju.


Kryeministri Edi Rama: Ka tashmë një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE-ja, ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga Komisioni për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin, natyrisht mbështetur në vizionin e tregut të vetëm rajonal e në dritën e zbatimit të 4 lirive të Europës, për të investuar në vëllime të tilla që mund ta ndryshojmë tërësisht peizazhin, duke u përqendruar sigurisht tek transporti. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë pjesë e diçkaje që do të jetë një rrjet rajonal hekurudhor. Natyrisht, edhe për autostradat.


Së dyti, përsa i përket aspektit digjital, unë mendoj se kjo është diçka për të cilët duhet të bëjmë çdo gjë për ta nxitur e për të pasur një shtyllë kryesore digjitale. Kjo do të jetë diçka e madhe.


Më pas, energjia. Në raport me energjinë jemi në një pozitë të mirë, sepse kemi energjinë më të pastër në rajon dhe duke vendosur theksin më shumë tek gazi, tek energjia diellore dhe ajo hidrike, ne mund të ndihmojë edhe të tjerët që dalëngadalë të mos përdorim më qymyrgurin. Doja ta përmendja këtë për shkak të diçkaje që e përmenda edhe në ndërhyrjen e parë, që ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj, sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, projekte të besueshme, projekte, të cilat përmbushin pritshmëritë sa u takon standardeve të vendosura nga miqtë e BE-së.


Presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink

Jam shumë i kënaqur për nënshkrimin e këtij Memorandumi Mirëkuptimi që rikonfirmon angazhimin e BERZH-it për të ndihmuar Shqipërinë në në rrugwtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian, duke u përqendruar në 3 çështje, për infrastrukturën e qëndrueshme, forcimin ekonomik dhe forcimin e klimës së investimeve dhe qeverisjes.


Memorandumi i Mirëkuptimit nuk është konceptuar për të qenë një dokument i mërzitshëm. Do të jetë një dokument pragmatik, i gjallë dhe që do të mendojë për përparësitë afatshkurtra, një shtojcë që do të diskutohen dhe do të përditësohen. Përparësia e parë në Memorandum ka lidhje me projektin që ne do të nënshkruajmë sot, që është infrastruktura dhe turizmi. Projekti do të forcojë konkurrueshmërinë e përfshirjes e sektorit të turizmit dhe do të kontribuojë për rimëkëmbjen e saj dhe rimëkëmbjen e vendit do të shtoja, nga pandemia COVID. Në fakt është i nxitur jo vetëm nga madhësia e tij, që është e konsiderueshme, por gjithashtu dhe nga qasja për të trajtuar dhe zgjidhur pengesat e zhvillimit të turizmit shqiptar. Programi do të financojë strukturën kritike, do të sigurohemi të ruajmë dhe pjesën kritike të zonave të trashëgimisë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do të forcojë rolin për ndërmarrjet, për rritjen e aftësive të tyre dhe për financimet e tyre.

Zonja dhe zotërinj, do të doja të përgëzoja të gjitha palët e përfshira që kanë arritur sot, në këtë ditë të shënuar, ku theksohet angazhimi për të mbështetur partnerin tonë, Shqipërinë, për të nxitur zbatimin. Këtu duhet të përfshihet nisja sa më parë të jetë e mundur, tenderave për investime, pra, duhet të sigurohen edhe me ndihmën teknike që është në kuadër të këtij Programi. E gjithë kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa partnerët tanë vërtetë të fortë, BE-ja. BE-ja, siç e dini Kryeministër, është donatori më i rëndësishëm; thuajse gjysma e asaj çka ne marrim nga donatorët vjen nga BE-ja. Kështu që, unë vërtetë mund ta quaj partneritet strategjik, jo vetëm për këtë projekt, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit.

Ambasadori Luigi Soreca:

Kryeministri dhe unë e shpenzuam dje gjithë pasditen së bashku dhe siç mund ta shihni, zakonisht jemi mjaft në sinergji, por dje ishte një ditë e veçantë, pasi Komisioneri Varhelyi ishte i pranishëm në një vizitë, jo vetëm për të prezantuar raportin vjetor, por po kështu, në këndvështrimin tim, prezantoi një plan mjaft vizionar investimesh dhe ekonomik. Në fakt bie dakord me Kryeministrin, që është një zhvendosje mënyra sesi BE-ja i drejtohet rajonit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me Europën Juglindore, gjithashtu. Mendoj se është një mundësi unike. Siç e tha Komisioneri, tashmë topi është në fushë,  jo vetëm të BE-së, por edhe të Shqipërisë dhe çdo ndihmë teknike, siç e përmendi Kryeministri, për të arritur projektin më të mirë që mund të ketë ndikim në nivel rajonal në sektorin infrastrukturor. Me gjasë, në 4-5 vitet që vijojnë, siç tha dhe Komisioneri Valhelyi, mund të ndryshojë peizazhin e rajonit.

Unë do të doja të përgëzoja Kryeministrin, ministren, qeverinë shqiptare dhe Presidentin e BERZH-it për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që më së fundmi çkyç një grant 40 milionë euro nga BE-ja për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit. Ky program ka potencialin për të mbështetur një prej sektorëve që kriza e COVID-it goditi më ashpër dhe është thelbësore të sigurohet që veprimtaria e Programit të përshpejtohet dhe të arrijë ritmin për të kompensuar vonesën 2-vjeçare dhe ato goditje që ka vuajtur sektori deri më tani. Siç e di dhe Kryeministri, kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme dhe ne plotësojmë mbështetjen e BE-së pas COVID-it me 15 milionë pajisje mjekësore, për të mbështetur reagimin e qeverisë në sektorin social dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Sapo kemi nisur edhe një program mjaft të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit për rindërtim, “EU for Culture”, që natyrisht ka ambicien për të ndihmuar rimëkëmbjen social-ekonomike, por po ashtu, edhe turizmin dhe si rrjedhojë, ekonominë e vendit. Siç u tha, ne presim të ecim përpara që Programi të bëhet realitet dhe me shpresë, deri në fund të vitit, ADP do të ketë nxjerrë tenderat për projekte më të maturuara, që do të hapin rrugë për të forcuar lidhjen midis turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si një burim të zhvillimit ekonomik.

Edhe njëherë, jemi krenarë që BE-ja konfirmon rolin e saj si donatori më i madh në Shqipëri, në partneritet me BERZH-in, për të mbështetur qeverinë shqiptare në investimin e 40 milionë euro, për të nxitur rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Është koha tashmë që t’i vihemi punës. Jemi këtu për të ndihmuar, por presim vërtetë që të ecim shpejt përpara.

Edhe njëherë, përgëzime për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të rëndësishme!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore