
BE ndryshon prioritet në fushën e energjisë së pastër: Hidrogjeni jo për transport
Bashkimi Europian ka prioritizuar përdorimin e energjisë së përfituar nga elektrolizimi i hidrogjenit si mundësi energjie për përdorim nga industria e rëndë e prodhimit të çelukut dhe kimikateve, duke hequr dorë, të paktën për momentin nga ambicia e përdorimit të energjisë së hidrogjenit në transport.
Në vend të kësaj, BE do të nxisë makinat elektrike në transport, ndërsa për hidrogjenin do të përqëndrohet te industria e rëndë, që kërkon një kosto më të ulët prodhimi përmes elektrolizës.
Ky ndryshim në prioritet reflektohet te objektivat zhvillimorë të Komisionit Evropian, ku kapitulli i quajtur më parë "Ndërmarrja e Përbashkët e Qelizës së Karburantit dhe Hidrogjenit" (FCH JU),tani është riemërtuar "Partneriteti i Hidrogjenit të Pastër".
"Ky partneritet i ri bazohet në vite bashkëpunimi të promovuar nga Ndërmarrja e Përbashkët e Qelizës së Karburantit dhe Hidrogjenit", tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen teksa zbuloi partneritetin e ri të hënën.
Gniewomir Flis, ekspert i hidrogjenit në institutin gjerman Agora Energiewende, thotë për EurActiv se "ndryshimi i emrit pasqyron zhvendosjen e prioriteteve nga transporti në fusha më pak të diskutueshme dhe më shumë të sigurta".
“Vetëm një dekadë më parë, makinat elektrike me qeliza karburanti hidrogjeni dukej se ishin e ardhmja e industrisë së automobilave. Sot kjo ëndërr ka mbaruar”, shkruan Flis.
Në fjalimin e saj, von der Leyen tha se Partneriteti i Hidrogjenit të Pastër "është një hap i ri i madh përpara për të sjellë teknologji inovative nga laboratori në fabrikë dhe në fund të fundit, tek bizneset dhe konsumatorët evropianë".
“Kjo do të thotë se Evropa duhet "ta ulë koston e hidrogjenit nën 1.8 euro për kilogram deri në vitin 2030", tha Von der Leyen, duke shtuar se ky është një objektiv i arritshëm.
Objektivat e rinj të partneritetit publik-privat kanë gjithashtu këto pritshmëri. Më konkretisht, në strategjinë e bashkëpunimit thuhet ulja e kostos së prodhimit të hidrogjenit të pastër në 1.5 deri në 3 euro për kilogram dhe ulja e kostos së transportit të tij nën 1 euro për kilogram.




Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm
Historia e plotë >




Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




