Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

BE do ta shpëtojë Malin e Zi nga laku i borxhit kinez

BE do ta shpëtojë Malin e Zi nga laku i borxhit kinez

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Malin e Zi që të shpëtojë nga laku i borxheve kineze përmes një mekanizmi ku do të përfshihen disa banka shtetërore.

“Më 11 qershor, agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se Brukseli i është drejtuar bankës gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të dyja këto banka zhvillimore në pronësi të shteteve përkatëse, si dhe huadhënësit shtetëror italian CDP për të udhëhequr ndihmën financiare për Malin e Zi. Në vend të interesit prej 2 për qind për borxhin kinez kurse tani do të jetë 1 për qind në euro”, deklaroi në komisionet parlamentare, ministri malazez i Financave, Milojko Spajiç.

Borxhi që Mali i Zi i detyrohet kinës është rreth 800 milionë dollarë të dhëna për të lidhur me autostradë bregdetin me kufirin me Serbinë.

Ministria malazeze e Financave gjithashtu paraqiti një amandamentim në buxhetin 2021 që do të shërbente si një parakusht ligjor për rifinancimin ose riblerjen e borxhit shtetëror. Buxheti ka qenë subjekt i debatit të zgjatur në parlamentin vendas.

Kina e sheh Ballkanin Perëndimor si pjesë të iniciativës për të zgjeruar ndikimin. Pekini ka investuar miliarda në rajon, kryesisht përmes kredive të buta në infrastrukturë dhe energji.

Në prill të këtij viti, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, pati thënë se blloku “nuk shlyen hua nga palët e treta”, ndonëse pati shtuar se Brukseli ka shqetësime për “efektet socio-ekonomike dhe financiare, që mund t’i kenë disa nga investimet e Kinës”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore