
Banka e Shqipërisë shtyn me 3 muaj masat lehtësuese për ristrukturimin e kredisë
Banka e Shqipërisë shtyn me 3 muaj masat lehtësuese për ristrukturimin e kredisë. Kjo ka qenë një kërkesë e bërë në fund të vitit të kaluar nga shoqata e bankave.
Vitin e kaluar BSH vendosi të bëjë një moratorium për rreth 6 muaj për këstet e kredive, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve të prekur nga kriza e pandemisë Covid-19 të cilët hasën vështirësi në shlyrjen e pagesave të kredive.
Në mbledhjen e tij të datës 13 janar 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:
• Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2020 dhe miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.
Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.
• Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës AlphaAlbaniash.a. nga AlphaInternationalHoldingsSingleMember S.A., Greqi”
Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhënien e miratimit paraprak per zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës AlphaAlbaniash.a. nga AlphaInternationalHoldingsSingleMember S.A., Greqi”.
Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, ndërmori një tërësi masash për shkak të situatës pandemike COVID-19, që lidheshin me ndryshime rregullative dhe vendimmarrje të saj mbi administrimin e rrezikut të kredisë, të procesit të ristrukturimit dhe provigjionimit të kredisë, të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha, dhe për pezullimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara dhe atyre ushtrimore.
Në këtë mbledhje u miratua shtyrja në kohë e disa masave, përkatësisht:
1. shtyhen efektet e pikës a) të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.05.2020 për mënyrën e klasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuaraderi ne datën 31 mars 2021. Kështu kreditë e ristrukturuara deri në 31 mars 2021 mund të ruajnë të njëjtin klasifikim dhe provigjioninim me ato para provigjionimit;
2. data e hyrjes në fuqi të vendimit nr. 53, datë 02.09.2020 “Për disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave””, shtyhet në datën 1 Janar 2022; si dhe
3. pezullohet shpërndarja nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >


Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >


Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Covid-19 mbyll maternitetin në Berat, dy infermiere rezultojnë pozitive, infektohet edhe një kasap

“Ilirët” e Lleshajt që po e fusin në sherr me policitë

Skënder Brataj jep alarmin: Në 24 orët e fundit janë shtruar 16 pacientë në dy spitalet Covid
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
