Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Përfshihet dhe Shqipëria/ Putin hakmerret ndaj Perëndimit: Gazin do ta blini me rubla jo me dollarë amerikanë

Përfshihet dhe Shqipëria/ Putin hakmerret ndaj Perëndimit: Gazin

Rusia ka vendosur që të hakmerret ndaj Perëndimit, duke i vendosur kushte për blerje e gazit. Shitja e gazit nuk do të realizohet me valutë të huaj, por vetëm me monedhën vendase rublën.

Ky vendim përfshin për ato shtete jo miqësore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Akti i shpallur sot nga Putini shihet si kundërpërgjigje për ngrirjen e aseteve ruse nga shtetet kryesisht perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Sigurisht që do të vijojmë të furnizojmë me gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet e dakordësuara përmes kontratave të mëparshme”, tha Putin në një takim me ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar. “I vetmi ndryshim është se pagesa duhet bërë në rubla ruse”.

Varësia e shteteve europiane nga gazi rus është rikthyer në qendër të vëmendjes që pas nisjes së atij që Moska e quan “operacion special” në Ukrainë, por që është dënuar edhe në OKB si agresion.
Putin tha se qeveria dhe banka qendrore e vendit kishin një javë kohë për të gjetur një zgjidhje sesi do të ndryshojë mënyra e pagesës nga euro dhe dollarë, në rubla. Sipas tij, edhe Gazprom do të urdhërohet që të bëjë ndryshimet përkatëse në kontratat e gazit.

Sipas kompanisë, 58% e shitjeve të gazit natyror në Europë dhe shtete të tjera kryhej përmes pagesave në euro, ndërsa 39% në dollarë amerikanë dhe 3% në paund. Gazi rus përbën 40% të sasisë totale të gazit që konsumohet në Europë. “Të gjithë shteteve do t’iu krijohen lehtësi për të blerë rubla në tregun tonë të brendshëm”, tha Putin.

Në listën e shteteve jomiqësore, Rusia ka futur edhe Shqipërinë, përveç se SHBA, BE, Britaninë e Madhe, Japoninë, Kanadanë, Norvegjinë, Singaporin, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Ukrainën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore